Ursula von der Leyen

Bota

Kriza energjetike në Evropë, Ursula von der Leyen propozon vendosjen e një çmimi tavan për gazin

5 Tetor 2022, 10:47| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 10:48

  • Share

Komisioni europian po vlerëson mundësinë e vendosjes se një çmimi tavan për gazin natyror që përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Kështu deklaroi sot presidentja e KE, Ursula von der Leyen pas presionit të shumë vendeve anëtare.

Sipas saj, presidenti rus Vladimir Putin po e përdor energjinë si ‘armë’ duke shkaktuar dëm ekonomik dhe social. Për këtë arsye u shpreh se do të marrin disa masa.

“Ne duhet të kufizojmë këtë ndikim inflacionist të gazit natyror në të gjithë Evropën. Kjo është arsyeja pse ne jemi të gatshëm të diskutojmë një cmim tavan për gazin natyror të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike”, tha Von der Leyen në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Ndër të tjera u shpreh se kjo do të jetë zgjidhje e përkohshme. Gjithashtu tha se do t’i drejtohej liderëve të BE-së që do të takohen në Pragë në mënyrë që të merrnin një vendim për energjinë teksa e gjithë bota po përballet me krizën energjetike.

Më parë, shtetet e BE-së i kërkuan Brukselit që të propozonin një çmim tavan, por kishin mospajtime nëse një masë e tillë do të duhej të aplikohej për të gjithë gazin e importuar, dërgesat përmes tubacioneve apo edhe për tregtimin me shumicë të gazit.

Gjermania, Holanda dhe Danimarka kundërshtuan vendosjen e çmimit tavan për gazin, duke paralajmëruar se kjo masë do të krijonte vështirësi për shtetet që të gjejnë furnizime me çmime konkurruese në tregjet globale dhe do të rrezikonte sigurinë energjetike të Evropës gjatë sezonit të dimrit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?