Kriza Greqi-Turqi/ Erdogan kërkon mbajtjen e një konference rajonale

22 Shtator 2020, 18:25| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 18:26

  • Share

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Mesdheun Lindor, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe kancelarja gjermane Angela Merkel mbajtën sot një telekonferencë trepalëshe. 

Sipas informacionit të presidencës turke, në përfundim të bisëdës u arrit në konluzionin se të dyja palët Greqia dhe Turqia janë gati të fillojnë bisedimet. Presidenti turk

Rexhep Taip Erdogan, kërkoi që vendimet konstruktive të merreshin nga një konferencë rajonale me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. 

“Turqia është gjithmonë ajo që thekson dialogun dhe negociatat” është shprehur Erdogan. 

Presidenti turk ka shprehur vlerësimin e tij për përpjekjet e ndërmjetësimit të Gjermanisë dhe tha se tanimë cdo gjë varet nga hapa që do të ndërmarrë Greqia. 

Erdogan u shpreh i bindur se Samiti i BE, i planifikuar të mbahej këtë të enjte por i shtyrë për 1-2 tetor do të rivendosë marrëdhëniet paqësore mes dy palëve. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?