Albin Kurti

Kosova & Rajoni

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti: Të presim aktgjykimin e plotë të Kushtetueses

12 Gusht, 14:32| Përditesimi: 12 Gusht, 14:34

  • Share

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se duhet pritur aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, kur u pyet nëse do ta respektojë vendimin lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Njoftimin mbi aktgjykimin, Kushtetuesja e publikoi më 8 gusht, përmes së cilit urdhëroi deputetët që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda 30 ditësh.

Afati fillon të rrjedhë pasi të publikohet aktgjykimi i plotë në Fletoren Zyrtare, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Kushtetuesja tha se kryekuvendari duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe se ai mund të votohet vetëm deri në tri herë. Ky vendim i Kushtetueses është kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?