Kriza/ KESH ndërpret prej 6 ditësh prodhimin e energjisë, rritet me 2 m niveli i Fierzës! Mbulimi i nevojave përmes importit

28 Mars 2022, 14:17| Përditesimi: 28 Mars 2022, 14:22

  • Share

Niveli i ujit në Fierzë është rritur me 2 metra në 6 ditë që KESH vendosi të mos prodhonte më energji elektrike, pasi baseni më i madh i prodhimit të energjisë ne vend po thahej për shkak të mungesë së reshjeve.

Më 22 mars KESH vendosi të mos prodhohej më energji dhe mbulimin e konsumatorëve e ka bërë përmes energjisë së importuar ku në 6 ditë ka blerë 6.2 milionë euro për 8 mijë megavat/orë energji.

Aktualisht niveli i Fierzës është 259.53 m, nga 296 që është maksimalja. Ndërsa më 21 mars para se të stopohej prodhimi i energjisë niveli i ujit ishte 257. Niveli gjatë kësaj kohë që asnjë nga turbinat nuk ishte në punë u rrit me 2 metra, ndërsa prurjet ishin 100 metër kub në sekondë.

Report Tv solli më para foto nga pika kritike e Fierzës ku kishin dalë edhe rrënjat e Kukësit të Vjetër, ndërsa sot m rritjen e nivelit ka nisur të mbulohen sërish. Gjithsesi, ky nivel është shumë larg nivelit mesatar për nga periudha ku ndodhemi. Kujtojmë se niveli i Fierzës, sipas të dhënave nga KESH ka arritur në nivelin më të ulët në 20 vite. Në mesataret vjetore të matjes së nivelit të ujit në periudhën mars-qershor, uji ka qenë në kuotën e 276 metrave.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?