Kriza/ Mejdani e Moisiu: Kështu nuk vazhdohet, t’i thërrasin mendjes! Meta të veprojë

30 Mars 2019, 14:09| Përditesimi: 30 Mars 2019, 15:25

  • Share

Dy ish-presidentët Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu mbështesin idenë se presidenti i Republikës duhet të ndërhyjë për të zgjidhur krizën në vend,  ndërsa bëjnë apel që palët politike të gjejnë zgjidhje dhe të mos i vendosin fitilat situatës.

“Teorikisht jam pro për t’u mbledhur kjo klasë politike dhe për ta diskutuar zgjidhjen e krizës. Mirëpo, praktikisht kjo varet nga klasa politike. Ndërsa, për djegien e mandateve nga opozita, mendoj se është vendim in-exremis.  Nuk duhet futur fitili në zjarr. Zgjidhja është në tavolinë. Palët duhet të ulen”, u shpreh ish-kreu i shtetit shqiptar Meidani.

"Mendoj se presidenti aktual Ilir Meta duhet të ndërhyjë. Kështu nuk mund të ecet përpara. Sesi e bën ndërhyrjen dhe tenton ta zgjidhë ngërçin politik, këtë e di presidenti Meta. Klasa politike duhet të ndërgjegjësohet. ”, tha ndër të tjera Alfred Moisiu, ish-president i vendit.

 

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • anonim: 30/03/2019 19:10

    Çfar krize?jo ska asnje krize.ato qe u larguan e moren te gjatin.meta nuk e jep dorheqjen se ka hall se mos mer dhe ai te gjatin per qafe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?