Kriza në Bjellorusi, Lukashenko nuk tërhiqet-arrestohen opozitarë dhe aktivistë! Frikë për Nobelisten Alexievich, e thirrur në polici (VIDEO)

25 Gusht 2020, 12:44| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 17:04

  • Share

Për të 16 ditë radhazi, në Bjellorusi vazhdojnë protestat në të cilat qytetarët kërkojnë largimin nga pushteti te presidentit Lukashenko, i akuzuar për manipulim të zgjedhjeve presidenciale dhe më pas dhunimin dhe arrestimin e protestuesve.

Gjatë protestës së mbajtur ditën e hënë policia arrestoi tre aktivistë kryesorë të opozitës si dhe një pjesë të protestuesve.

Këshilli i Koordinimit, i krijuar nga opozita, tha se anëtarët e tyre Sergei Dylevsky dhe Olga Kovalkova, një bashkëpunëtore e ngushtë e kandidates së opozitës në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, u arrestuan në kryeqytetin e Minsk. Më vonë ata gjithashtu deklaruan edhe për ndalimin e Aleksandër Lavrinovich, një drejtues grevë në një fabrikë të madhe industriale.

Policia arrestoi gjithashtu të paktën pesë nga disa qindra njerëz që ishin mbledhur në Sheshin e Pavarësisë së Minsk dhe pesë të tjerë në qytete të ndryshme të vendit, - thanë aktivistët. Ndalimet dhe arrestimet po tregojnw vendosmërinë e Lukashenkos për të shtypur demonstratat masive që kanë hyrë në javën e tyre të tretë.

Ndërkohë fituesja e Çmimit Nobel për Letërsinë, Svetlana Alexievich është thirrur nga hetuesia bjelloruse  si dëshmitare në çështjen penale që ka përfshirë disa disidentë të akuzuar për “minimin e sigurisë kombëtare" dhe për themelimin e "Këshillit Koordinues" të opozitës, në të cilën shkrimtarja është edhe ajo pjesë.

Gjithashtu mësohet se sot, Sergei Dylevsky-t, që drejton Komitetin e Organizimit të protestave në Uzinën e Traktorëve në Minsk, iu dha një dënim me 10 ditë burg. Një tjetër anëtare e këshillit e arrestuar të hënën, Olga Kovalkova, po përballet gjithashtu me seanca gjyqësore.

Ndërkohë po vazhdojnë thirrjet e ndërkombëtarëve për dialog mes palëve dhe dhënien fund të dhunimeve dhe arrestimeve.

 

 

 

Ora 17:59
Kundërshtarja e presidentit Lukashenko: Bjellorusia është zgjuar, ne jemi shumica

Sfiduesja e presidentit të Bjellorusisë, Svyatlana Tsikhanouskaya, u tha ligjvënësve europianë se vullneti i popullit bjellorus për demokraci “nuk do të thyhet” nga dhuna pas-zgjedhore që po kryejnë autoritetet në kryeqytetin e vendit, Minsk.

“Bjellorusët kanë treguar gjatë dy javëve të kaluara se nuk do të dorëzohen, përkundër shtypjes, frikësimit me forcë dhe kërcënimeve me burgim”, i tha Tsikhanouskaya Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, përmes një video-lidhjeje nga Lituania, ku dhe u vendos pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, për shkak të  kërcënimeve që ajo dhe familja e saj kanë marrë.

Presidenti Alyaksandër Lukashenoa, i cili ka udhëhequr Bjellorusinë qysh në vitin 1994, ka shprehur vendosmërinë për të qëndruar në pushtet, pavarësisht protestave kundër rizgjedhjes së tij, që zgjasin për më shumë se dy javë.

Lukashenko, 65 vjeç, ka thënë se Këshilli Koordinues i Tsikhanouskayas, i formuar javën e kaluar me qëllimin e deklaruar për hapjen e negociatave me qeverinë, është një përpjekje e paligjshme për të marrë pushtetin dhe se ata financohen nga jashtë.

Organizatorët e protestave bënë thirrje për një tubim, mbrëmjen e sotme, për të festuar përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Bjellorusisë nga Bashkimi Sovjetik, më 1991.

Kjo festë është shfuqizuar nga Lukashenko pasi ka marrë pushtetin, 26 vjet më parë.

Duke thënë se së paku gjashtë protestues bjellorusë janë vrarë në përleshje me policinë dhe se dhjetëra janë dërguar në paraburgim, Tsikhanouskaya kërkoi “respekt për të drejtat politike” dhe “lirimin e të gjithë të burgosurve politikë” në Bjellorusi.

"Bjellorusia është zgjuar. Ne nuk jemi më opozitë. Tani jemi shumica", u tha Tsikhanouskaya ligjvënësve evropianë, duke shtuar se mbi 200,000 njerëz dolën në rrugët e Minskut në protestën e 23 gushtit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?