Kriza në Bjellorusi/ Macron takon Tikhanovskaya: Do të bëjmë çmos për të ndërmjetësuar për zgjedhje të reja

29 Shtator 2020, 13:48| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 13:50

  • Share

Presidenti francez u takua në kryeqytetin Vilnius të Lituanisë me lideren e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya dhe premtoi të ndihmojë në ndërmjetësimin e krizës politike në vend.

Ish-kandidatja në zgjedhjet presidenciale synon që me ndihmën e BE-së të arrijë përsëritjen e zgjedhjeve dhe fitoren në to.

"Ne do të bëjmë më të mirën për të ndihmuar në ndërmjetësim" – tha presidenti francez teksa edhe premtoi ndihmën e Unionit Europian.

Macron prej dy ditësh ka vizituar Letoninë dhe Lituaninë, dy vendet më të ekspozuara ndaj efekteve të krizës politike në Bjellorusi.

Tikhanovskaya u strehua në Vilnius pas zgjedhjeve presidenciale të garuara në 9 gusht që u konsideruan nga opozita si të manipuluara dhe që prej asaj ditë ka mbushur sheshet duke kërkuar zgjedhje të reja, lirimin e protestuesve të arrestuar dhe largimin nga pushteti të presidentit aktual Aleksei Lukashenko

Në javët e fundit, Tikhanovskaya gjithashtu është takuar edhe me ministrat e jashtëm të Polonisë dhe Lituanisë, si dhe ka patur biseda telefonike me politikanë të tjerë europianë.

Disa orë para udhëtimit në Shtetet Balltike, Macron përsëriti se “Lukashenko duhet të largohet:

Takimi mes Macron dhe Tikhanovskaya zgjati tridhjetë e pesë minuta. Pas takimit kjo e fundit tha se i kishte përcjellë presidentit frances të dhëna mbi situatën në Bjellorusi dhe se Macron ishte i përkushtuar që "të burgosurit politikë të liroheshin".

Përveç kësaj, ajo tha se ishte ftuar në Paris për të mbajtur një fjalim para parlamentit, një fakt i pa konfirmuar ende nga Elysée.

Ndryshe nga ndërhyrja në krizën në Libi, Macron kësaj herë duket se do ketë vetëm rolin ndërmjetësues në Bjellorusi për të ruajtur marrdhëniet e tij me Moskën të forcuara kryesisht një vit më parë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?