Kriza në Bjellorusi/ Manifestime të reja kundër dhe pro presidentit Lukashenko

26 Gusht 2020, 13:09| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 13:12

  • Share

Në Minsk, mijëra njerëz protestuan përsëri kundër rizgjedhjes së Presidentit Aleksandër Luakashenko me rreth 80 % të votave, rezultat që sipas opozitës është i manipuluar.

Protesta u organizua pavarësisht arrestimeve dhe dënimeve të aktivistëve dhe anëtarëve të opozitës javët e fundit.

Disa kilometra larg, edhe mbështetës të presidentit dolën në rrugë duke hedhur parulla në favor të Bjellorusisë dhe presidentit Lukashenko, të cilin përkrahësit e tij e quajnë  "Batka", që do të thotë "baba".

Gjithashtu shumë grupime mësuesish kanë protestuar kundër dhunës së policisë javët e fundit dhe kanë bërë thirrje për ndalimin e kërcënimeve

Zgjedhja e diskutueshme e presidentit më 9 gusht ka ngjallur protesta nga mijëra qytetarë që nga dita e votimit. Represioni i dhunshëm i policisë nuk i ka ndaluar ata. Rreth 200,000 njerëz dolën në rrugë në kryeqytet gjatë dy fundjavave të kaluara në një mobilizim masiv gjë e cila detyroi qeverinë të tërhiqej nga vendimi për moslejimin e tyre.

Bashkimi Europian i ka quajtur zgjedhjet presidenciale "jolegjitime" dhe ka njoftuar sanksione ndaj Lukashenko-s. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen tha se ajo ishte 'e mahnitur nga guximi i popullit në Bjellorusi'.

Ora 15:06
Kriza në Bjellorusi/ Nobelistja Aleksievich nuk pranon të dëshmojë në hetuesi: Ne nuk jemi fajtorë për asgjë

"Ne nuk jemi fajtorë për asgjë. Ne thjesht duam të jetojmë në një vend të lirë" – Kështu u shpreh fituesja e çmimit Nobel në Letërsi, duke deklaruar para hetuesve se ajo nuk do të dëshmonte kundër vetes dhe të tjerëve.

Shkrimtarja u thirr në polici dhe më pas në hetuesi, si anëtare e Këshillit Koordinues të krijuar nga opozita bjelloruse, e cila është ngritur në protesta kundër presidentit Lukashenko, menjëherë pas rizgjedhjes së tij në postin actual në zgjedhjet e mbajtura më 9 gusht, të cilat konsiderohen të manipuluara. Ata kanë kërkuar një tranzicion demokratik të pushtetit dhe zgjedhje te reja presidenciale, teksa Lukashenko ka akuzuar Këshillin për komplot dhe grusht shteti ndërsa prokuroria e vendit ka nisur një process hetimi.

"Lukashenko bisedon vetëm me Putin. Ne kemi nevojë që ai të bisedojë me njerëzit. Në njëfarë mënyre duhet të përfshijmë Putinin dhe botën në bisedë, në mënyrë që Lukashenko të fillojë të negociojë", - u tha Aleksievich mbështetësve të shumtë që e prisnin përpara ndërtesës së hetuesisë.

Ajo u shpreh se "Sa më shumë të bashkohemi, aq më të fortë do të jemi dhe aq më shumë shanse do të kemi për t'i detyruar autoritetet të pranojnë dialogun".

Dje, dy anëtarët e tjerë të Këshillit të themeluar nga opozita, Serghej Dylevskij, drejtuesi i grevës dhe Olga Kovalkova, njeriu më i afërt me kryeopozitaren Tikhanovskaja, e cila u largua nga vendi pas zgjedhjeve presidenciale dhe po qëndron në Vilnius, u dënuan me 10 ditë burg.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?