Kriza në Bjellorusi/ Presidenti Lukashenko dhe 30 zyrtarë në listen e zezë të Vendeve Balltike

31 Gusht 2020, 16:45| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 16:47

  • Share

Lituania, Estonia dhe Letonia kanë futur në listën e zezë Presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe tridhjetë zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit të tij, të dyshuar për mashtrim zgjedhor dhe dhunë ndaj protestuesve pro-demokratikë.

 Vendet e Balltikut, anëtare të BE-së dhe NATO-s, kanë shpallur sanksione ndaj shumë zyrtarëve të Bjellorusisë, si pjesë e një përpjekje të koordinuara për të mbështetur protestat në vendin fqinje, të cilat kanë arritur javën e tyre të katërt pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të zhvilluara më 9 gusht.

Gjithashtu Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë rënë dakort para pak ditësh për vendosjen e sanksioneve për 20 zyrtarë bjellorusë, të cilët dyshohen për mashtrim zgjedhor dhe për shtypje të manifestuesve kurse në një momënt të dytë do të vendosnin edhe për presidentin Lukashenko, nëse do të jetë pjesë e kësaj liste.

Në lidhje me vendimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, Presidenti Lukashenko ka premtuar se do të ketë një reagim të ashpër.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?