Kriza në Bjellorusi/Putin: Gati për të ndërhyrë me trupa policore, por Lukashenko duhet të dëgjojë njerëzit

27 Gusht 2020, 14:28| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 18:07

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin ka dekalruar gjatë një interviste me ‘Rossija 1’ se me kërkesë të presidentit bjellorus Lukashenko, ka formuar një trupë ushtarake policore të zbatimit të ligjit që mund të shkojë në Bjellorusi, por deri më tani nuk ka qenë e nevojshme.

“Ne supozojmë se të gjitha problemet në Bjellorusi do të zgjidhen në mënyrë paqësore, teksa në përgjithësi, situata po stabilizohet", - tha Putin.

"Ne nuk jemi indiferentë ndaj asaj që po ndodh në Bjellorusinë fqinje. Me kërkesë të presidetit Lukashenko Lukashenko), unë kam formuar një rezervë të oficerëve të zbatimit të ligjit që mund të shkojnë në Bjellorusi, por deri më tani nuk ka është e nevojshme ", tha Presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë"

Sipas kreut të Kremlinit, Rusia ka detyrime ndaj Bjellorusisë “në fushën e sigurisë sipas dy traktateve që lidhin të dy vendet”. Ai theksoi gjithashtu se presidenti Lukashenko duhet të dëgjojë njerëzit që kanë dalë në rrugë

"Ne besojmë se të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces (kriza në Bjellorusi) do të kenë mjaft kuptim të përbashkët për të gjetur rrugëdalje me qetësi, pa eksese ekstreme".

“Sigurisht, nëse njerëzit kanë dalë në rrugë, ata duhet të merren parasysh dhe të dëgjohen", - tha Vladimir Putin.

I pyetur në lidhje me akuzat e opozitës për dhunë nga ana e pushtetit, Putin tha “policia bjelloruse po sillet mjaft e moderuar” dhe jo pa nënteks u shpreh se “ A është normale që një person i paarmatosur të vritet në Shtetet e Bashkuara?"

Ndërkohë, sot kryeministri polak Mateusz Morawiecki i kërkoi Rusisë të braktiste planet e saj për një ndërhyrje ushtarake në Bjellorusinë fqinje

“Qeveria polake i kërkon Rusisë të tërhiqet menjëherë nga planet për një ndërhyrje ushtarake në Bjellorusi, nën justifikimin e rremë të rikthimit të kontrollit, një veprim armiqësor në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut të popullit bjellorus, i cili duhet të jetë i lirë të vendosë fatin e tij”, shkroi Morawiecki në Twitter.

Rizgjedhja e diskutueshme e presidentit Lukashenko në zgjedhjet e 9 gushtit, ka ngjallur protesta nga mijëra qytetarë që nga dita e votimit. Represioni i dhunshëm i policisë nuk i ka ndaluar ata.

Rreth 200,000 njerëz dolën në rrugë në kryeqytet gjatë dy fundjavave të kaluara në një mobilizim masiv gjë e cila detyroi qeverinë të tërhiqej nga vendimi për moslejimin e tyre.

Bashkimi Europian i ka quajtur zgjedhjet presidenciale "jolegjitime" dhe ka njoftuar sanksione ndaj Lukashenko-s. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen tha se ajo ishte 'e mahnitur nga guximi i popullit në Bjellorusi'.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?