Sali Berisha

Politikë

Kriza në Koalicionin Opozitar: Aleanca Arbnore largohet nga ‘Madhështorja’ e Berishës

13 Mars, 15:44| Përditesimi: 13 Mars, 15:47

  • Share

TIRANË-Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, e udhëhequr nga Gjet Ndoj, ka njoftuar se është tërhequr nga koalicioni opozitar “Shqipëria Madhështore”. Në një shkresë të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo parti shprehet se marrëdhënia e mosfunksionimit në kuadër të koalicionit ka çuar në vendimin për tërheqje.

“Për shkak të mosmarrëveshjeve dhe pamundësisë për të funksionuar si një koalicion i bashkuar, Aleanca Arbnore Kombëtare vendosi të tërhiqet nga ky bashkëpunim dhe të mos marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025”, thuhet në deklaratën e partisë.

Përfaqësuesit e Arbnorëve  shtojnë se kërkesa e tyre ka për qëllim çlirimin nga çdo detyrim lidhur me angazhimet elektorale.

Ky largim pason tërheqjen më parë të Aleancës së Maqedonasve për Integrim Europian, e udhëhequr nga Vasil Sterjovski, nga ky koalicion. Të dy largimet ngrejnë dyshime për qëndrueshmërinë e koalicionit në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Buni: 13/03/2025 15:52

    çpati ky?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?