Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas krizës aktuale me mos zgjedhjet e kryeparlamentarit.
Kështu ka deklaruar për Report tv, profesori i së drejtës kushtetuese dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese te Kosoves Kadri Kryeziu.
Kryeziu thote se krijimi sa me shpejt i institucioneve është imediate pasi Kosoven e presin pune te jashtezakonshme duke patur parasysh ndryshimin radikal te administratës Amerikane dhe sfidat qe Kosova i ka për ti zgjidhur si asosacioni i komunave serbe, futja ne KiE, NATO dhe OKB.
Sa i perket zhvillimit te seancës se katërt konstituive qe do mbahet te hënen profesori i te drejtes kushtetuese thotë se propozimi i Vetëvendosjes per kreun e parlamentit është i papërshtatshëm
Në vazhdimin e tretë të seancës konstituive te 19 prillit deputetët e Kosoves dështuan që të zgjidhinin kreun e organit ligjvënës. Propozimi që Albulena Haxhiu të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, dështoi dy herë që të marrë 61 votat e nevojshme. Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën deri të hënën, në orën 15:00.
Komente

Po hajde te flasim te verteten a e dini ju se edhe zoti iki nga Kosova dhe Shqiperia dhe fitoj AZILIN ne Serbi dhe tha se Serbet jane ma te mire per njeri tjetrin sesa Shqipetaret qe vrasin njeri tjetrin.
PërgjigjuNuk ka krize. Por operacioni i trete amerikano-ballkanas me larot e tyre ne Beograd dhe Tirane (Vucic-Rama) per te minuar demokracine e Kosoves dhe implementuar eksperimentin e tyre per instalim qeverish sipas deshires. Fatkeqesisht. Sepse Kosova mbetet ende e pa komoromemtuar pra korruptuar si Shqiperia apo Serbia. Eshte rrezik per ekzistencen e neokomunizmit te tipit hoxha-miloshevic qe sundon ballkanin e paintegruar por nen ndikimin amerikan.
Përgjigju