Bota

Kriza në Libi/OKB: Pranoni Berlinin. Haftar shkel armëpushimin, aeroporti goditet me gjashtë raketa

22 Janar 2020, 18:11| Përditesimi: 22 Janar 2020, 18:14

  • Share

 

Në Libi, ushtria e gjeneralit Khalifa Haftar ka goditur me 6 raketa aeroportin e Tripolit duke detyruar autoritetet të pezullojnë fluturimet.

Këshilli i Sigurimit i OKB ka kërkuar nga palët ndërluftuese të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar në Konferencën e Berlinit.

Në vendimin e tij, Këshilli i Sigurimit "u kërkon partive libiane të përfshihen në mënyrë konstruktive në punën e komisionit ushtarak 5 + 5 në mënyrë që të respektohet armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur".

Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë të kampit të gjeneralit Khalifa Haftar dhe 5 anëtarë të caktuar nga qeveria e Marrëveshjes Kombëtare e Fayez Serraj në Tripoli.

Në Berlin, të gjitha vendet pjesëmarrëse nënshkruan një "dokument përfundimtar", në të cilin ata marrin përsipër të mos ndërhyjnë në punët e Libisë dhe mbi të gjitha të respektojnë embargon e armëve për shitjen ose furnizimin e Libisë.

Kreu i OKB, Guterres tha se "Berlini është vetëmfillim, le të shohim se si do të funksionojë Komisioni Ushtarak i cili duhet të mblidhet të martën e ardhshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?