Milatoviç me përfaqësues të partive

Kriza në Mal të Zi, Milatoviç mbledh partitë politike! Nisin bisedimet për krijimin e qeverisë së re

31 Korrik 2023, 09:39| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 09:41

  • Share

MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka nisur sot konsultimet për zgjedhjen e mandatit për përbërjen e qeverisë. Presidenti i ri zhvilloi sot një takim me liderin e Lëvizjes Evropa Tani (PES) Milojko Spajiq. Takimi filloi rreth orës nëntë në rezidencën e Presidentit në Cetinje.

Në takim, përveç Spajiqit, marrin pjesë edhe anëtari i Kryesisë së PES-së Boris Pejoviq, deputeti nga lista e asaj lëvizjeje Seid Haxhiq dhe deputetja e PES-së dhe anëtarja e Alternativës Jelena Nedoviq.

Milatoviç tha javën e kaluar se edhe pse sipas Kushtetutës ka një afat prej 30 ditësh për t'i kryer konsultimet, ai pret t'i përfundojë ato në 15 ditët e ardhshme.

“Ne duhet të kemi një qeveri të qëndrueshme dhe evropiane sa më shpejt të jetë e mundur. Unë do të bëj pjesën time dhe mendoj se duhet të ketë përgjegjësi dhe seriozitet të mjaftueshëm nga të gjitha anët e spektrit politik”, tha Milatoviq.

Pasi të emërohet, mandatuesi do të ketë 90 ditë për të formuar kabinetin. Më 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan si të lira dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.

Lëvizja Europa Tani, e formuar vitin e kaluar, fitoi numrin më të madh të votave, e ndjekur nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, të ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviç, partia e të cilit mbajti pushtetin mbi 30 vjet në Malin e Zi.

Mali i Zi konsiderohet si lider i rajonit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim. Megjithatë si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021 për shkak të progresit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit.

Sipas parashikimeve të Lëvizjes Europa Tani, qeveria e re duhet të ketë 22 ministri dhe departamente dhe katër nënkryetarë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?