Situata në Partinë Demokratike ishte në qendër të diskutimit ndërmjet analistit Ilir Demalia dhe analistit Genc Burimi në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.
Duke u ndalur te takimi i ndërmjet të deputetëve të opozitës, ku iniciator ishte Gazment Bardhi, i cili u ul në nëj tryezë me Sali Berishën, analisti Genc Burimi tha se Bardhi po bën lëvizje të zgjuar duke u përpjekur që t’i marrë elektoratin Berishës.
‘Ardhja e Bardhit sot në PD është si shpëtimtar. Bardhi si Kali i Trojës, u tha amerikanëve se unë po shkoj t’i marrë Berishës elektoratin. Tani amerikanët shohin kush e ka elektoratin, e ka Bardhi. Nëse amerikanët çojnë një mesazh se nuk janë dakord me dyshen Bardhi-Basha, atëherë Basha rrit sërish kredencialet dhe për zgjedhjet e 2025. Urgjenca është Edi Rama është mafia në pushtet që po na vjedh... ti na merresh me moral. Unë i them SPAK si ka mundësi kur është bërë kjo hata korrupsioni dhe të vetmen dosje që më trajton sot qenka dosja e Belerit.’- tha Burimi.
Ndërsa analisti, Ilir Demalia, tha për gazetarin Arbër Hitaj se ky bashkim ndërmjet tyre nuk ka as moral politik dhe as moral njerëzor. Sipas Demaliajt, këta manovra të deputetëve bëhen vetëm që këta të fundit të zgjidhen sërish deputetë në 2025.
‘Kanë tejkaluar çdo masë dhe kufi në denigrimin që i kanë bërë njëri-tjetrit. Marrëveshja që bëri Berisha me Gaz Bardhi hiqja moralin njerëzor këtu, por nuk kanë as moral politik. Bëhet ne besueshmërinë që ka kjo opozitë. Njerëzit nuk është puna se duan Ramën apo këtë qeveri, problem është se njerëzit janë ftohur e thonë le të shkojë ku të shkojë. Këta janë konsumuar kanë degjeneruar. Këto po mendojnë për mandatin e deputetit në 2025. Gjithë këto manovrime janë të zgjidhen deputetët. S’ka shumicë Berisha të fitojë. Bardhi nuk ka asgjë vetëm karrigen e vet. Nuk janë njerëz të garës as të terrenit! Basha do të mbetet si partia e Ilir Metës me pak deputetë. Basha do të vijë të fiket fiket, ndërsa Berisha do të vijë të rrudhet rrudhet.’- tha Demaliaj.
Edhe budallenjte merren ne intervista.
Përgjigju