Dy nga 10 anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar kanë dhënë dorëheqjen. Bëhet fjalë për nënkryetarin e këtij këshilli Gëzim Podgorica dhe anëtarin Genc Përmeti. Lajmi u konfirmua për Shqiptarja.com nga vetë Podgorica.
“Po e kam dhënë dorëheqjen unë dhe Genc Permeti”, konfirmoi Podgorica në një komunikim në WhatsApp me Shqiptarja.com.
Dorëheqja e cila është firmosur sot (6 shkurt 2025) vjen pak ditë pas debatit në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH ku me shumicë votash u skualifikuan 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim. Ndërkohë pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit,duke lënë në garë vetëm Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon. Gjatë këtij procesi përzgjedhje që duhej të ishte me votë të fshehtë u zbulua se anëtari Mevlan Shanaj kishte votuar nga Vietnami.
Të gjithë anëtarët e këtij këshilli më 3 shkurt 2025 u thirrën në një seancë dëgjimore në komisionin e medias ku iu kërkua të bëhej rivlerësimi i 10 kandidaturave për postin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.
Ndërkohë anëtarët e komisionit paralajmëruan Këshillin drejtues se "do hetohen për konflikt interesi" dhe nëse do të vërtetohej atëherë do të merren masat deri në largim.
2-Gëzim Podgorica- zv.kryetar - Dha dorëheqjen
3-Genc Përmeti- anëtar - Dha dorëheqjen
4-Mevlan Shanaj- anëtar
5-Ilir Keko- anëtar
6-Ardita Reçi- anëtar
7-Milena Selimi- anëtar
8-Engjëll Ndocaj- anëtar
9-Edmond Tullumani- anëtar
10-Dionis Papadhimitri- anëtar
11-Albert Minga- anëtar
2- Jetmir Shpuza 7 vota pro, 2 vota kundër;
3- Enrik Mehmeti - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
4- Floriana Paskali - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
5- Eni Vasili 4 vota pro, 5 vota kundër;
6- Ermal Hoxha 3 vota pro, 6 vota kundër
7- Aurora Polo 7 vota pro, 2 vota kundër
8- Kliton Rama - 4 vota pro, 5 vota kundër
9- Flamur Buçрарај - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
10- Laureta Roshi - U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
Komente

Ne keshillin drejtues, perveç llumit qe paguhen nga ne eshte edhe nje ikone e filmit shqiptar. Duam ta dime çfare qendrimi ka mbajtur? Ndryshe harram simpatine tone! Nuk i shikojme me filmat a tij! Te tjeret siç e thashe jane ASKUSH-a.
Përgjigju