Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistik në qytetin e Vlorës

Kronikë

Kriza në Shqipëri frikëson turistët, vijojnë të anulohen vizitat, Bedinaj: Po e ha populli

18 Maj 2019, 22:48| Përditesimi: 18 Maj 2019, 22:50

  • Share

Situata politike me protestat e dhunshme të opozitës vijon që të dëmtojnë imazhin e vendit dhe për rrjedhojë ekonominë, pasi turistët janë frikësuar për të ardhur në Shqipëri. Në ditët e fundit pronarë hotelesh në zona të ndryshme të vendit kanë publikuar mesazhe ku tregojnë shqetësimin e të huajve. I fundit është Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë në Vlorë, i cili ka publikuar një mesazh nga një turist që ka anuluar prenotimin në Shqipëri për shkak të situatës politike.

Ndër të tjera ai shkruan se për shkak të situatës politike anulon udhëtimin drejt vendit tonë. "Nuk është çudi apo jo, disa duan pushtet disa nuk e lënë, si përfundim populli e ha" shkruan Vasil Bedinaj. Ndërkohë që përpos protestës së dhunshme në 11 maj, opozita po përgatitet për një tjetër në 25 maj, e cila është e gjashta kombëtare, por deri tani vetëm në dy janë shënuar incidente që kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare, pasi militanët i vendosën flakën Kryeministrisë me molotov.  

Statusi me mesazhin e publikuar nga Vasil Bedinaj

Komento

Komente

  • Tomo: 19/05/2019 10:47

    Si do vijn turistet kur €2000 Ben vec bileta e avionit

    Përgjigju
  • Fitimi shpelles: 18/05/2019 23:03

    O Vasil mos i kan anulluar se kan len leket ne lloto ata turistet dhe thon ashtu pasaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?