Rriten tensionet mes Turqisë dhe Greqisë teksa kriza humanitare është në rritje në Siri dhe vazhdon vërshimi i emigrantëve drejt kufijve europianë.
Turqit akuzojnë grekët për vrasjen e një migranti sirian kurse këta të fundit akuzojnë turqit se kanë kërcënuar me vetëdije sigurinë kombëtare të Athinës dhe kanë paralajmëruar me burgim këdo që hyn në mënyrë të paligjshme në vend.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pretendon se me strategjinë e tij do ti bëj presion Europës duke i bërë thirrje dhe i bën thirrje që "të marrë përgjegjësinë për pjesën e saj të barrës".
Gomone të shumta me emigrantë po mësyjnë brigjhet detare greku ku në dy ditët e fundit kanë gjetur vdekjen dy fëmijë.
Pas krizës së fluksit të migracionit të vitit 2015, Europa dhe Turqia bën një marrëveshje që parashikonte mbylljen e kufijve turq në këmbim të 6 miliardë eurove që do t'i paguheshin Ankarasë deri në vitin 2019. Por situate e re rrezikon ta fuse kontinentin e vjetër në një krizë të re emigracioni.
Athina ka forcuar kontrollet në kufijë tokësorë dhe detarë por Turqia ndan një kufi tokësor prej 120 kilometrash me Greqinë, gjë që e bën pothuajse të pamundur ndalimin e vërshimit të disa mijëra emigrantëve.
Në frontin e luftës në Siri, nëntë civilë, përfshirë pesë fëmijë, vdiqën sot në krahinën e Idlib, për shkak se forcat ajrore të Damaskut goditën një rrugë në qendër të qytetit.
Ankaraja nga ana e saj ka pretenduar se ka rrëzuar një avion luftarak që i përkiste Forcës Ajrore të Damaskut dhe njoftoi se ai kishte "neutralizuar" 327 ushtarë të tjerë të armikut, për një total prej rreth 3000 të vrarësh.
Ofensiva nga qeveria Siriane, e mbështetur nga Moska në kështjellën e fundit rebele ka nisur më shumë se një muaj më parë dhe tashmë ka shkaktuar dhjetëra viktima, përveç një krize të re humanitare.
Lajmi kryesor: