Ofensiva e trupave ushtarake të Damaskut kundër qytetit të konsideruar rebel të Idlib në Siri ende vazhdon. Qëllimi i Asad është të rimarrë kontrollin e krahinës dhe veçanërisht kontrollin e autostradës që lidh Damaskun me Alepon.
Pas vrasjes së 5 ushtarëve turq nga forcat e regjimit sirian dhe paralajmërimeve të shumta të Erdogan i cili ka kërcënuar presidentin Bashar al Asad,Turqia ka dërguar në orët e fundit më shumë se 5000 trupa të mëdha në provincën e Idlib.
Ankaraja e ka bërë të qartë: Presidenti sirian Asad duhet të ndalojë sulmet në krahinë të cilat kanë detyruar mijëra njerëz të lënë tokat dhe banesat e tyre dhe ti drejtohen kufirit turk për tu strehuar si refugjatë.
Që nga fillimi i ofensivës së qeverisë në muajin dhjetor, ka pasur 600,000 sirianë që kanë qenë të detyruar të largohen nga Idlib.
Ankaraja zyrtare, e cili numëron rreth 3.6 milion refugjatë sirianë në kufijtë e Turqisë, ka thënë prej kohësh se nuk mund të pranojë refugjatë të tjerë dhe i ka kërkuar Damaskut të tërhiqet nga Idlib deri në fund të muajit.