Ankaraja po ushtron presion te pjesëmarrësit në Konferencën e Paqes në Astana, mbi partnerët e NATO-s dhe Bashkimin Europian, i cili tani po sheh emigrantë që mbërrijnë në kufijtë e saj, pavarësisht se presidenti turk kishte premtuar se do t’i mbante në Turqi.
"Krimet e Asadit duhet të ndalen", tha Erdogan, i cili fajëson Damaskun për përshkallëzimin ushtarak në krahinën e Idlib në Siri, duke justifikuar sulmet e fundit të forcave turke të cilat kanë shkaktuar qindra vdekje dhe plagosje në radhët e ushtrisë arabe siriane, si "hakmarrje" dhe "veprime mbrojtëse".
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Aleanca dënon sulmet ajrore të regjimit sirian dhe Rusisë në provincën siriane dhe i bëri thirrje Moskës për të ndaluar ofensivën, për të respektuar ligjin ndërkombëtar dhe për të mbështetur përpjekjet e OKB për një zgjidhje paqësore.
Ministri i Jashtëm rus është padyshim i një mendimi tjetër.
Sergej Lavrov tha se Turqia duhet të lë mënjanë metodat neo-kolonialiste apo dhe kolonialiste.
Për Ministrinë e Mbrojtjes ruse, “sipas koordinatave të dhëna”, forcat e ushtrisë turke nuk duhej të ndodheshin në zonë e sulmeve të djeshme ku gjetën vdekjen 33 ushtarë turq. Për Moskën, sulmet nuk synonin qëllimisht të godisnin forcat e Erdoganit por terroristët.
Po henri cili nuk eshte politikan po keta duan qe ti marrin ca miliona euro dhe kaq
Përgjigju