Kriza në Ukrainë, Çollaku: Europa s'do jetë më e njëjta! Hoxhaj: Putin si Hitleri! Sa herë Rusia sulmon Europën Lindore, Serbia do ‘godas’ Ballkanin

25 Shkurt 2022, 22:54| Përditesimi: 26 Shkurt 2022, 07:08

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha për Report Tv se Europa nuk do të jetë më e njëjta pas sulmit të Ukrainës nga Rusia.

Çollaku tha në “Pa Protokoll se kjo ngjarje ka vënë në krizë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndërshtetërore, si dhe se Federata Ruse ka shkatërruar reputacionin e saj të ndërtuar prej më shumë se 20 vitesh.

“Është ngjarja më e rëndë që i ka ndodhur Evropës pas luftës së dytë botërore. Europa e nesërme s’do të jetë më kurrë ajo që lamë mbrapa. Kjo ngjarje e ka vënë në krizë shumë të madhe marrëdhëniet ndërkombëtare, marrëdhëniet ndërshtetërore. Akoma nuk arrijë ta lexoj, ku është përfitimi i Putinit. Me këtë sulm Federata Ruse ka shpartalluar reputacionin e saj ndërkombëtarë. Ka rënë çdo investim i Federatës Ruse në këto 20 vitet e fundit, që është munduar të jetë aktor kryesor në botë.”, tha ai.

I ftuar me gazetaren Anduela Ndreu në studio ishte edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj i cili kujtoi Putin si Hitleri duke thënë se ka një intuitë prej të çmenduri. Ai tha se është ende shumë e paqartë se kur dhe ku mund të ndalen përmasat e kësaj ngjarjeje të rëndë .

“Momenti kthesë që ne kuptuam se kush është Putin ka qenë verën e vitin 2008, ku ne e kishim shpallur pavarësinë dhe Rusia e pushtoi një pjesë të territorit të Gjeorgjisë, duke njohur dy republika në këtë shtet. Ne e kuptuam se çfarë ka synuar ai. Çdo gjë që ka ndodhur me politikën ruse të zonës ish-sovjetikë, nuk ka qenë habi për ne.  Diferenca mes situatës së Ukrainës dhe Krimes është se perëndimi ka vonuar të reagojë, Putini ka arritur përmes luftës hibride dhe dezinformimit të jetë shumë në avantazh. Kësaj here ka qenë e kundërta.  Ne e lexojmë Rusinë si vend perëndimor, por në fakt ajo kurë nuk i ka pasur parametrat perëndimore. Ka mendime gjeopolitike, ka përpjekjeje për të kthyer famën e perandorisë ruse, bashkimin Sovjetik.  Ka intuitën të një personi të çmendur edhe forcën e një Hitlerit.  Kjo është shpallje e luftës në një plan më të gjerë sesa Ukraina. Është e paqartë se ku mund të ndalet dhe përmasat e asaj që do të ndodh.”, u shpreh ai.

Ish- ministri i Jashtëm i Kosovës, tha se sa herë Rusia të sulmojë Europën Lindore, Serbia do bëjë të nëjjtën gjë me Ballkanin.

“Padyshim sa herë do të jetë agresive Rusia në Europën Lindore, Serbia si aleate e saj mund të jetë agresive në Ballkan. Me politikën ruse Ballkani është vendi i dytë që do sulmohet pas sferës së ish-bashkimit sovjetik. Nuk përjashtohet që lufta hibride të shfaqen edhe në rajonin tonë. Në një fazë të hershme nuk ka përse të kemi frikë. Kosova që në javën e parë është marrë me Kosovës, duke e krahasuar me Krimen”, u shpreh Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti tha se Putin ka objektiv të qartë, atë të përmbysjes së regjimit të Kievit dhe vendosjen e një regjimi kukull që  të negociojë me perëndimin.

“Agresion i ashpër dhe i shëmtuar. Pavarësisht se ishte i paralajmëruar, kisha shpresa që do të kishte një zgjidhje të momentit të fundit. Putini u fut në mënyrë masive në Ukraina. Objektivat e Putinit janë përmbysja e regjimit të Kievit dhe pastaj me një regjim kukull të mundohet të negociojë me perëndimin.”, tha ai.

Ish- koordinatori i UÇK në NATO, Dritan Goxhaj tha se Putin e ka paralajmëruar këtë agresion në vitin 2007 në Mynih.

“Një lëvizje e thënë nga Putin. Në samitin e NATO-s në 2007 në Mynih Putini ta se nëse NATO do të shtyjë territorin e saj në kufijtë e Bashkimit Sovjetik ne do të reagojmë dhe do të reagojmë ushtarakisht. NATO ka qenë e përgatitur, aty bëhet analiza të tilla, por kemi që në 2003 që Rusia përballet me perëndimin.”, u shpreh ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • DILAVERI: 26/02/2022 10:10

    Collaku saktë! Evropa dhe NATO dështuan në detyrë. Nuk mund të vizatoja kufirin pas rajonit të Donbass! Vetëm fjalë! Denoncim në gazeta dhe salla shtypi! Putin bëri pjesën e tij për të mbrojtur interesin e tij në këtë fushë. NATO u takua në Bruksel jo në kufirin rus????

    Përgjigju
  • Trrnakop Kacija: 26/02/2022 00:15

    Deklaratat e Collakut tregojne hapur se PD eshte parti proruse.

    Përgjigju
  • Dfam: 26/02/2022 00:09

    E dime dhe e njohim natyren e Serbise. Mos harroni qe kane ca shekuj qe jane fqinjet tane. Cfare harroni eshte ajo fjala qe thote populli: “Fjalet e shumta jane fukarallek!” Per sa kohe qe te keni Ramen apo simotrat e tij (thaci, hoti etj.) ne vende kyce qeverisese, vetem do llafosni sic bejne pjeshkat. Tung!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?