Papa Leoni XIV ka folur së fundmi mbi situatën e krijuar në lindje të Evropës, duke nënvizuar se “NATO nuk ka nisur një luftë”, ndërkohë që ka vënë në pah shqetësimet e vendeve fqinjë me konfliktin.
Sipas mediave të huaja, ai shprehet se qytetarët në Poloni janë të shqetësur nga kjo luftë, ndërsa deklarata e tij vjen në një kohë kur Perëndimi dhe Kremlini po shkëmbejnë akuza të drejtpërdrejta mbi përfshirjen në konfliktin ukrainas.
“NATO nuk ka filluar asnjë luftë. Polakët janë të shqetësuar sepse ndiejnë se hapësira e tyre është pushtuar. Është një situatë shumë e tensionuar', tha ai.
Kjo deklaratë vjen edhe pas deklaratës së zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili deklaroi se “NATO është e përfshirë” në luftë, duke theksuar se “aleanca është në luftë me Rusinë”. Sipas tij, ndihma ushtarake dhe politike që vendet perëndimore i japin Ukrainës është dëshmi e mjaftueshme për ta cilësuar aleancën si një palë lufte.
Komente
