'Kriza nuk është e jona, dhe as e parlamentit!' Peleshi mbledh grupin PS e lë porositë: S'e ndalim aktivitetin parlamentar

14 Tetor, 11:02| Përditesimi: 9 Nëntor, 21:08

  • Share

Tirane- Deputetët e PS-së do të vijojnë aktivitetin e tyre parlamentar të pashqetësuar nga aksioni i mosbindjes civile të opozitës.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se në mbledhjen e grupit të PS-së  është diskutuar për aksionin e opozitës që është shtrirë në gjithë aktitetin parlamentar përshfirë edhe seancat pleanre.

Deputetët udhëzohen të vazhojnë akivitetin e tyre normal, pasi sic burime bëjnë me dije deputetëve u është thënë nga kreu i grupit se “kriza nuk është e jona, dhe as e parlamentit”, e si rrjedhojë nuk duhet të ndikojë, mësohet të jetë thënë në mbledhjen e grupit të PS-së, informon gazetarja e Report Tv e Shqiptarja.com Raziela Myslimaj.

Mbledhja ka qënë e shkurtër dhe ka përfunduar, me disktuimet e axhendës në komisione dhe seancë.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?