Kriza, përfaqësuesit e bizneseve kërkesa qeverisë: Të dyfishohet buxheti për bujqësinë dhe të rriten subvencionet

14 Mars 2022, 16:01| Përditesimi: 14 Mars 2022, 16:03

  • Share

Përfaqësues të bizneseve i kanë drejtuar disa kërkesa qeverisë për sektorin e bujqësisë, në mënyrë që të mund të përballojnë krizën.

Në një deklaratë për mediat, ata kërkuan dyfishim të buxhetit, rritjen  e subvencioneve si dhe vendosjen e një tavani për çmimet e plehrave dhe produkteve të tjera bujqësore.

"Fondi ishte shumë i kufizuar. Në 25 shkurt filloi aplikimi i skemës dhe fermerët u dyndën në sportele. Fermerët janë target grupi që u godit i pari nga efektet e krizës. Sot përballemi me trefishim të imputeve buqjësore. Qeveria në vend që të merrte masat në 1 janar hyri në fuqi skema me 10% që është një kosto shtesë. Patëm një takim me kryeministrin, na premtoi një ballafaqim të shifrave por që nuk i kemi kurrë. Ne kërkojmë të paktën dyfishim të fondit të naftës. Kërkojmë rritjen e subvencioneve. Kërkojmë heqjen e kritereve diskriminuese për skemat. Sektori i bujqësisë është në vështirësi të plotë. Sektori që duhej mbështetur për të shmangur një krizë ushqimore është lënë pas dore. Ne kërkojmë dyfishimin e buxhetit. Vendosje e tavanit për çmimet e plehrave. Ka edhe të tjera, por këto janë thelbësore”, u shprehën ata.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?