Politikë

Kriza politike/ Ambasadori austriak: Të zgjidhet para çeljes së sezonit, po ndikon negativisht te turizmi

16 Maj 2019, 17:18| Përditesimi: 16 Maj 2019, 18:32

  • Share

Pas presidentit Ilir Meta, edhe ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler u ka bërë thirrje palëve që të ulen në dialog, pasi kriza politike mund të sjellë pasoja të rënda në turizëm. Nga Dukati i Vlorës, Sattler është shprehur se zgjidhja e krizës politike duhet të vijë para çeljes së sezonit turistik, përndryshe pasojat në ekonominë e vendit mund të jenë të mëdha.

“Ekziston e drejta e çdo qytetari për të protestuar. Eksiton gjithashtu edhe domosdoshmëria për t'u ulur në tavolinë e t'i japin dorën njëri-tjetrit dhe të arrijnë në kompromis. Ka ardhur koha ku përfaqësues të politikës të ulen në tavolinë e të gjejnë zgjidhje dhe jo të krijojnë probleme. Uroj që protesta të mos ndikojnë në potencialin turistik që ka Shqipëria . Uroj që drejtuesit politiket të gjejnë gadishmërinë dhe vullnetin e duhur dhe të gjejnë një  kompromis para sezonit turistik. Duhen mbyllur gropat e krijuara dhe jo të hapin të tjera, ky është momenti i duhur”, u shpreh Sattler.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?