Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet, pasi sot dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit, e cila përbënte edhe seancën e 40.
Për ish-diplomatin Lutfi Bilalli, pas këtij ngërçi politikë, mund të kemi edhe arritjen e një marrëveshje mes palëve.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se Gjykata Kushtetuese nuk ka sqaruar se çfarë do të ndodh pas mbarimit 30 ditorë të afatit që ka vendosur.
‘Kemi një kokfortësi të spektrit politikë. Mund të ketë shanse që të kemi arritjen e një marrëveshje. Por tani dhe tutje është vullneti politikë i forcave politike dhe s’është problemi shumë tek ana ligjore. Kushtetuesja në këtë pikë ka dhënë disa vërejtje dhe jo rrugëdalje. Jemi në një situatë që nuk jep sqarim se çfarë do të ndodh pas afatit 30 ditë që ka vendosur”, tha ai.
I pyetur se nëse do të bëheshin zgjedhje të tjera, a do të ndryshonte rezultati, ai tha se do të ishte i njëjtë si ai i zgjedhjeve të 10 shkurtit.
‘Kemi hyrë në kalendarin e zgjedhjeve lokale dhe kryetra komuna dhe mund të bëhen paralel me ato parlamentar dhe do të ketë rënie sidomos partia fituese më pak se në zgjedhjet e shkurtit. Populli në Kosovë do të ketë një ngërç politikë sepse rezultati do të jetë i njëjtë’, tha ai.
Një koment e pati edhe për protestat e studentëve në Serbi.
'Serbia është në udhëkryq. Deklaratat e Vuçiç tregojnë se është nervoz, pasi ai i quan banda ata që protestojnë dhe mendoj se është çështje kohe që do të kemi transformimin e pushtetit në Serbi. Serbia ka probleme me lidershipin edhe në opozitë. Është heterogjene dhe një opozitë e pa konsoliduar’, tha ai.
Komente

Kosova duhet ti bashkohet shqiperise me 83 mandate Kane edhe ata Ramen per kryeminister ! Del dhe tepron Ps e Edi Rames me 83 mandate edhe per KOSOVEN dardane
Përgjigju