Kriza politike në Mal të Zi, ministri Gjeka: S’ka pse të ketë zgjedhje të parakohshme! Abazoviç ende faktor! Protestat në vend s’ishin prej 'Open Balkan'

5 Janar 2023, 18:07| Përditesimi: 5 Janar 2023, 18:56

  • Share

Kriza politike në Malin e Zi jo domosdoshmërisht e ka zgjidhjen te zgjedhjet e parakohshme. Ky ishte opinioni i politikanit në Mal të Zi, Fatmir Gjeka. I ftuar në një video lidhje në Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ministri i të drejtave të njeriut u shpreh se çdo lëvizje duhet koordinuar me BE-në.

“Formimi i qeverisë së Abazoviç që mori një kthesë të rregullt por ngutja me shpejtësi për ta rrëzuar kontratën me kishën katolike serbe nuk shkoi mirë. Tani jemi te formimi i qeverisë së 3 brena një mandate por nuk duhet të ngutemi duhet të shohim ç’thotë BE. S’do ishte mirë zgjedhja e qeverisë së re.

Para e të shkojmë në zgjedhjet të parakohshme por para atyre ne jemi në proces me Gjykatën Kushtetuese. Na duhet gjithsesi, të zgjedhim gjykatësit në GJK më pas për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.”- u shpreh ai në Report Tv.

I pyetur nëse do të ketë ende shans kryeministri në largim, Dritan Abazoviç që të rizgjidhej, ministri u shpreh se edhe nëse nuk rizgjidhet, lëvizja e tij mbetet ende një faktor shumë i rëndësishëm.

“Unë mendoj që prapë se parë, Abazoviç do të jenë variante të tjera shumë të rëndësishme. Mendoj se do jenë faktor vendimtar në balancën për formimin e qeverisë së re.”- tha ai.

Protestat e fundit në Mal të Zi ka qenë ndalesa e radhës në diskutimin e sotëm të ministrit të Malit të Zi, ku fshiu njëherë e mirë dyshimet se arsyeja ishte Open Balkan. Sipas tij, tubimet nuk janë bërë për Open Balkan. Edhe pse sipas tij, Ballkani i Hapur do kishte më shumë sens nëse do të ishin të 6-ta vendet e rajonit.

“Ka pasur protesta por s’ka qenë për Open Balkan. Është për një projekt që Mali i Zi e ka marrë me vrenjtje. E kam përcjellë me vëmendje edhe në partnerët ndërkombëtarë. Janë iniciativa të tjera siç janë Procesi i Berlinit etj. Open Balkan do ishte real nëse 6 shtete të Ballkanit do ishin pjesëmarrëse.”- vijoi ai.

Qeveria e Dritan Abazoviçit është me mandat teknik që nga gushti i vitit të kaluar, pasi ekzekutivit iu votua mocioni i mosbesimit në Parlament. Mocioni u nxit pas nënshkrimit të Marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Qeveria kontrollohet nga partia e Abazoviçit dhe Vlladimir Jokoviçit, i cili ka vetëm nëntë deputetë në Parlament. Në ekzekutiv po ashtu janë edhe disa parti të minoriteteve.

Shumica parlamentare përbëhet nga partitë që fituan në zgjedhjet e vitit 2020, që mposhtën partinë e Gjukanoviçit, duke e dërguar në opozitë pas tri dekadash. Qeveria e parë e Zdravko Krivokapiçit punoi për 14 muaj, dhe më pas drejtimin e ekzekutivit e mori Abazoviç, që qeverisi për mbi tre muaj para se të ngrihej mocioni i mosbesimit në Parlament.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?