Protesta në Venezuelë

Bota

Kriza politike në Venezuelë, shkon në 40 numri i viktimave nga demonstratat e opozitës

30 Janar 2019, 19:18| Përditesimi: 30 Janar 2019, 19:30

  • Share

VENEZULË- 40 protestues venezuelianë kanë humbur jetën nga përplasja e tyre me forcat policore të qeverisë. Përplasja mes qeverisë së Maduros dhe opozitës së Guaidos ka çuar në vdekjen e dhjetëra protestuesve, numri i të cilëve rritet gradualisht nga 23 janari, dita e fillimi të protestës.

Protestat vazhdojnë pasi Maduro nuk pranon dorëheqjen e kërkuar nga opozitarët ndërsa Guaido, i vetëshpallur si presidenti i vendit, edhe pse ka marrë mbështetjen e SHBA-së e Kanada-së dhe të disa vendeve perëndimore, ende nuk ka arritur të marrë ‘çelësat’ e qeverisë së Venezuelës. Këshilltari i SHBA për sigurinë, John Bolton kërcënoi Maduron për dhunën ndaj anëtarëve të opozitës dhe menjëherëë SHBA vendosi sanksione ndaj kompanisë shtetërore të naftës në Venezuelë.

Por do të ishte ministri i mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez  i cili deklaroi se ushtarët e Venezuelës do të vdisnin për qeverinë e tij, nëse do të ishte nevoja.

Ndërkohë Maduro akuzon SHBA-në se është ajo përgjegjësja për të gjitha trazirat në vend, me qëllim për ta hequr atë nga presidenca. Rusia, Kina dhe disa vende të Lindjes kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për presidencën e Maduros.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?