Politikë
Top 24

Kriza politike/ Topi: Luftë për pushtet, por pas krizave në Shqipëri ka gjithmonë 'pazare'

17 Maj 2019, 21:41| Përditesimi: 17 Maj 2019, 22:13

  • Share

Presidenti Bamir Topi është ndalur të flasë për krizën politike në Shqipëri. Sipas Topit, krizat politike në Shqipëri janë gjithmonë për pushtet, por sipas tij skenari është gjithnjë i njëjtë: tensione dhe në fund pazare.  Për ish-presidentin, në Shqipëri këtë raste përsëriten pikërisht se ka gjithmonë 'pazare politike' dhe asnjëherë nuk punohet për të parandaluar një krizë, ndryshe nga çfarë ndodhë në vendet e tjera perëndimore.

"Më telefonoi Albano Carrisi, më pyeti çfarë po ndodh. I thashë, po ndodh ajo që bëhet gjithmonë, luftë për pushtet. Kur e sheh nga jashtë është e hiperbolizuar, këtu je i ambientuar. Politika shqiptare nuk kanë bërë përpjekje për të parandaluar gjërat. Ka tension- pazar, tension- pazar. Njerëz të ditur janë jashtë parlamentit. Brenda këtij libri do të gjesh çështjen më të rëndësishme të shqiptarëve, çështjen e pronës", tha Topi.


Lajmi kryesor:

Topi i përgjigjet Nishanit: Insinuata të një njeriu pa karakter, reagimi vulgar


B.K./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?