Itali/ Mario Draghi pranon postin e Kryeministrit me rezerva! Vendos pas konsultimit me partitë

3 Shkurt 2021, 13:33| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 15:02

  • Share

 

Mario Draghi, ka pranuar zyrtarisht emrimin për pozicionin e kryeministrit italian, për krijimin e një qeverie të profilit të lartë, e aftë për të nxjerrë vendin nga kriza. Pas më shumë se një ore bisede me Presidentin italian Sergio Mattarella,  ai ka pranuar pozicionin e kryeministrit por me rezerva që do të thotë se kryeministri i ngarkuar kryen një raund të shkurtër konsultimesh midis forcave politike në Parlament.

"I vetëdijshëm për situatën emergjente në të cilën gjendet vendi, unë i pranoj propozimin e Mattarelës. Mposhtja e pandemisë, përfundimi i fushatës së vaksinimit, ofrimi i përgjigjeve për problemet e përditshme, rihapja e vendit janë sfidat me të cilat do të përballemi", tha Mario Draghi.

Pastaj ai  paraqitet përsëri në Presidencë për të vendosur nëse e pranon apo jo kërkesën për krijimin e kabinetit të ri. Menjëherë pas emërimit të Draghi do të fillojnë konsultimet me palët për të kuptuar nëse ekzekutivi i tij do të jetë në gjendje të ketë mbështetjen e Parlamentit apo jo.

Nëse qeveria merr mbështetjen e parlamentit, kur ai të ketë përfunduar programin dhe të ketë vendosur për përbërjen e qeverisë së tij, Draghi do të shkojë në pallatin presidencial për të pranuar zyrtarisht emërimin dhe për t'i dorëzuar listën e ministrave presidentit Mattarella .  Por kur kjo nuk është  e mundur, Draghi do të kthehet te Presidenti Mattarella për ta njoftuar atë për dorëheqjen e tij nga posti. Në këtë moment Presidenti i Republikës ka tre rrugëzgjidhje: t'ua besojë detyrën një personi tjetër , ta dërgojë qeverinë Draghi sërish për miratim, ose të shpërndajë Dhomat dhe të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Mario Draghi,  ish kreu i Bankës Qendrore Evropiane, ka qënë emri më i lakuar prej kohësh si kryeministri i arrdhshëm i vendit, veçanërisht pas dështimit të Giussepe Conte për krijimin e një kabineti të ri qeveritar.


Lajmi kryesor:

Kriza qeveritare në Itali, Mario Draghi pranon postin e Kryeministrit me rezerva! Vendos pas konsultimit me partitë! Të gjithë skenarët pas emërimit të tij


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?