Bota

Kriza qeveritare në Itali, Conte në përpjekje për të siguruar votëbesimin

16 Janar 2021, 14:21| Përditesimi: 16 Janar 2021, 14:26

  • Share

Një fundjavë pune për Giuseppe Conte, i cili përgatit komunikimet me Parlamentin  për  të hënën dhe në të njëjtën kohë vazhdon konsultat për të siguruar një shumicë në Senat. 

Të hënën kryeministri do mundohet të sigurojë mbështetjen në Dhomë dhe të Martën në Senat. Matteo Renzi nga ana tjetër ka konfirmuar abstenimin e mundshëm të Italia Viva. Ndërkohë që në mbështetje të kryeministrit është krijuar një grup parlamentar me moton e tyre për rritjen e 'përgjegjësisë ' dhe  kundër krizës.

Ndërkohë që ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio, theksoi se në këtë rast prioritet duhet të jenë qytetarët jo qeveria.

"Prioritet nuk mund të jetë një debat mbi krizën qeveritare, përparësi janë italianët. Nga Këshilli i Ministrave këtë javë kanë mbërritur dy lajme të mira: - ne kemi miratuar kërkesën për ndryshimin e buxhetit që do t'i paraqitet Parlamentit”, tha Di Maio në postimin e tij.

Koalicioni qeverisës ra pas tërheqjes së ish-Kryeministrit Matteo Renzi për shkak të mosmarrëveshjeve  në lidhje me politikat ekonomike të rimëkëmbjes.

Renzi dhe Conte nuk kanë rënë dakord për mënyrën sesi do të përdoren fondet e BE për rimëkëmbjen e ekonomisë. Italia do të marrë më shumë se çerekun e paketës së stimulit prej 750 miliardë eurosh, e cila do të akordohet në formë grantesh dhe huash me interes të ulët.

Koalicioni përbëhej nga partia populiste e majtë “Cinque Stelle” dhe Partia Demokratike e qendrës së djathtë, Italia Viva dhe grupi parlamentar “Liberi e Ugual

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?