Kryeministri italian, Giuseppe Conte

Kriza qeveritare në Itali, nesër Conte 'peshon' forcën në Dhomën e Deputetëve, pasnesër në Senat

17 Janar 2021, 17:36| Përditesimi: 17 Janar 2021, 17:50

  • Share

Dy ditët në vijim do të jenë të ngjeshura për Qeverinë italiane dhe Kryeministrin Giuseppe Conte. Pas krizës së thellë politike që erdhi si rezultat i tërheqjes së Matteo Renzit, Conte nesër do të përballet me sfidën për të siguruar mbështetjen në Dhomën e Deputetëve ndërsa një ditë më pas në Senatin italian.

Mediat italiane shkruajnë se ruajtja e shumicës nga Conte dhe qëndrimi i tij në detyrë është hipoteza më e mundshme. Sipas 'Corriere' Conte nesër mund të marrë një shumicë absolute në Dhomë, pastaj ditën tjetër ai lëviz në Senat dhe votohet nga rreth 155, gjashtë senatorë më pak se 161, e cila do të ishte ekuivalente me mazhoracë absolute. Kjo do të ishte një mazhorancë me relative, por nuk do të ishte hera e parë që ndodh në Itali pasi ka precedentë edhe në të kaluarën. 

Koalicioni qeverisës ra pas tërheqjes së ish-Kryeministrit Matteo Renzi për shkak të mosmarrëveshjeve  në lidhje me politikat ekonomike të rimëkëmbjes.

Renzi dhe Conte nuk kanë rënë dakord për mënyrën sesi do të përdoren fondet e BE për rimëkëmbjen e ekonomisë. Italia do të marrë më shumë se çerekun e paketës së stimulit prej 750 miliardë eurosh, e cila do të akordohet në formë grantesh dhe huash me interes të ulët.

Koalicioni përbëhej nga partia populiste e majtë “Cinque Stelle” dhe Partia Demokratike e qendrës së djathtë, Italia Viva dhe grupi parlamentar “Liberi e Uguali'.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?