Kriza qeveritare në Itali, Conte kërkon mbështetjen e Senatit

14 Janar 2021, 12:32| Përditesimi: 14 Janar 2021, 15:30

  • Share

Pas dorëheqjes së ministrave të Matteo Renzit dhe Italia Viva  Partia Demokratike mblidhet sot për të vendosur se çfarë hapash do të ndërmarrë.

Frika është se nëse kryeministri italian Conte nuk gjen mbështetje në Senat, qeveria e tij do të bjerë dhe vendi do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Tani ai  ka dy mundësi.

E para thirrja për mocion mosbesimi dhe humbja e mocionit do ta kthente qeverinë e tij në një “qeveri në detyrë” dhe do të detyrohej të shkonte në zgjedhje tq parakohshme. 

Skenari i dytë mund të jetë që Conte të sigurojë një koalicion pa ish kryeministrin Renzi. Kjo kërkon mbledhjen e një grupi të ashtuquajtur “deputetë të përgjegjshëm” nga parti më të vogla të cilët do të zëvendësonin deputetët e Renzit.

Koalicioni qeverisës ra pas tërheqjes së ish-Kryeministrit Matteo Renzi për shkak të mosmarrëveshjeve  në lidhje me politikat ekonomike të rimëkëmbjes.

Renzi dhe Conte nuk kanë rënë dakord për mënyrën sesi do të përdoren fondet e BE për rimëkëmbjen e ekonomisë. Italia do të marrë më shumë se çerekun e paketës së stimulit prej 750 miliardë eurosh, e cila do të akordohet në formë grantesh dhe huash me interes të ulët.

Renzi krijoi partinë e tij të re “Italia Viva” në shtator të vitit 2019, pasi  u tërhoq nga Partia Demokratike, e cila ishte thelbësore në krijimin e koalicionit qeverisës të kryeministrit aktual Giuseppe Conte.

Italia Viva, një parti më një mbështetje jo të madhe popullore, ka rreth 3 për qind të elektoratit, megjithatë konsiderohet si një partner i i rëndësishëm në koalicion për shkak se ka 30 përfaqësues në Dhomën e Deputetëve dhe 18 në Senat.

Koalicioni përbëhej nga partia populiste e majtë “Cinque Stelle” dhe Partia Demokratike e qendrës së djathtë, Italia Viva dhe grupi parlamentar “Liberi e Uguali”.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?