TIRANË- Konflikti Ukrainë-Rusi ka sjellë efektet e para negative në turizmin në Shqipëri. Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar në një intervistë në Report Tv tha se sot ka më pak rezervime të parakohshme, në ndryshim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, Kasa shtoi edhe një tjetër fakt, që sipas tij është tregues i ndikimin negativ që do ketë kjo krizë. Ai tha se vitin e kaluar në Shqipëri gjatë sezonit turistik, në kulmin e saj kanë ardhur çdo ditë chartera nga Ukrainë, por nuk pritet që të jetë e njëjta panoramë, të paktën deri më tani. Kjo sepse sipas Kasës, nga operatorët turistik ukrainas, kanë bërë kërkesë që të shtyhet afati i këstit të parë që bëhet në raste të tilla.
“Kemi një fluks të Ukrainws për pushime verore të organizuar me Charter dhe fillojnë në prill dhe përfundojnë në fund të tetorit, fillon me një charter në javë dhe ka raste ku ka dhe çdo ditë fluturime charter, kështu ka qenë në sezonin veror.
Do ketë impakt shumë negativ sa i përket sektorit të turizmit, një numër shumë i madh i turistëve të munguar, por edhe më pak ardhura. Ne operojmë me kontrata garancie që pagesat fillojnë që në 15 mars, këstet e para, kemi marrë që tani nga diskutimet dhe kontaktet që kemi me operatorët Ukrainës që kërkojnë që pagesa e parë të shtyhet deri në një normalizim të situatës. Në të gjithë vendet, qytetarët rezervojnë në mënyrë të parakohshme, për të përfituar zbritjen, nuk kemi kërkesa të kësaj nature, nuk kemi rezervime ta parakohshme, kjo për shkak të pandemisë, por duke qenë se ka rënë ritmi i virusit, në Ukrainë nuk ka rezervime të hershme”, tha Kasa.
Ndikime do të ketë edhe për turistët polak, që tashmë dihet që qëndron në top listën e vendeve që nuk e “tradhtojnë” Shqipërinë.
“Ka impakt edhe në Poloni, sivjet kemi një rritje sa i përket marrëveshjeve në tavolinë dhe duke shpenzuar që pandemia do t’i bie virulenca dhe do të hiqen masat dhe të mos kemi ndonjë surprizë tjetër” u shpreh ai.
Ndalur në një aspekt më të përgjithshëm të turzimin për periudhën e vitit të kaluar, ai përfundoi se më “i preferuari” ka qenë turizmi detar, dhe më pak ai kulturor.
“Grupet kultutore kanë qenë shumë të ulëta, kryesish nga vendet aziatike dhe Lindjes së Mesme, ndërsa nga vendet perëndimore, ndërsa turizmi i bregdetit ka qenë në nivele të kënaqshme”, përfundoi Kasa në Report Tv.