Donald Trump

Bota

Kriza ushqimore në Gaza, Trump: Duam që njerëzit të ushqehen, por nuk mendoj se po ndodh gjenocid

4 Gusht, 12:24| Përditesimi: 4 Gusht, 12:33

  • Share

Teksa mbërriti në Pensilvani pas pushimeve të fundjavës, Presidenti Donald Trump foli me gazetarët rreth krizës ushqimore në Gaza.

I pyetur nëse kishte të reja për Gazën, Trump tha se kërkon që njerëzit atje të ushqehen dhe se SHBA po jep para për këtë.

"Vetëm ne duam që njerëzit të ushqehen. Dhe ne jemi i vetmi vend që po e bën vërtet këtë. Po japim para për të ushqyer njerëzit", theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, pavarësisht krizës së rëndë humanitare, Presidenti Trump nuk e konsideron gjenocid atë që po ndodh aty, duke theksuar se lufta filloi kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023.

“Nuk mendoj se është gjenocid. Ata janë në luftë”, theksoi Trump.

Javën e kaluar, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, vizitoi një pikë të shpërndarjes së ushqimeve në Gaza, të operuar nga një kontraktor amerikan i mbështetur nga Izraeli.

Witkoff dhe ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, vizituan një tjetër pikë të ushqimeve të Fondacionit Humanitar të Gazës në Rafah, qytetin më jugor të Gazës, i cili është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe tani është një zonë ushtarake izraelite kryesisht e shpopulluar.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 04/08/2025 14:47

    Ja ke ven syrin per vete dhe i gelltit te gjitha.genocit dhe me G te madhe.po shikoj se si nje burre shteti i Amerikes se madhe dhe demokratike shderohet ne qesharak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?