Krizë konsumi/ Qytetarët blejnë vetëm për të ngrënë: Bukë e djathë, ndoshta edhe domate (VIDEO)

8 Shtator 2020, 15:19| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 15:30

  • Share

TIRANË- Pandemia COVID 19 ka goditur ndjeshëm financat e familjeve për këtë arsye ata kanë zgjedhur të kursejnë dhe jo të shpenzojnë si në vitet e kaluara. Ky është edhe një fakt që dëshmohet nga të dhënat e INSTAT ku inflacioni për muajin gusht ka rënë në nivelin e 1.3% duke dëshmuar edhe një krizë të konsumit.

Rënia e blerjeve këtë vit sipas tregtarëve nuk kishte ndodhur në 15 vitet e fundit. Ndikim negativ në mungesën e shitjeve ata shprehen se ka dhënë edhe sezoni veror.

 Tregtarët shprehet se çmimet nuk kanë pësuar rritje, por mungesa e të ardhurave ka ndikuar edhe në uljen e blerjeve.

 “Nuk ka pasur shitje fare edhe sezoni veror ndikon. Mesa shoh këtu tregu është bosh. Çmimet s’kanë të bëjnë edhe nëse ua japim falas përsëri nëse nuk ka lëvizje nuk ka kush t'i bleje”.

“Dobët ka qenë e gjithë periudha ka gati 3 muaj që periudha është e njëjtë”.

“Deri tani që po shkon ora 12 nuk kemi shitur asgjë. Që nga pandemia kjo punë ka qenë çdo ditë kam 15 vite që shes këtu nuk më ka ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë”, shprehen tregtarët.

Qytetarët tashmë janë të fokusuar tek blerja e produkteve bazike, duke ndryshuar sjelljen konsumatore.

“Normal që s’do të shpenzojmë, sepse të ardhurat kanë rënë”.

“Edhe po të duam të shpenzojmë nuk bëjmë kemi ngrënë bukë me djathë po patëm domate mund ta hamë”, pohojnë ata.

Në gusht të një viti më parë inflacioni ishte 1,4 %, njëjtë si edhe në muajin korrik. Ndërkohë sipas raportit të INSTAT gjatë muajit gusht u reflektua një rritje e çmimeve të ushqimeve dhe pije joalkoolike me 1,14%. Nga një vëzhgim në tregun e Pazarit të Ri këtë të martë në ato tezga që qëndrojnë të hapura 1 kg domate mund ta blesh për 100 lekë, 80 lekë kastravecët, 120 një kg pjeshkë, ndërsa molla në vlerën e 110 lekë. Po ashtu rritje në çmim kanë pësuar edhe grupi i “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me rritje0,12%.

Ndërkohë në muajin e nxehet të verës janë ulur çmimet për grupin e transportit me -0,39%, duke vijuar me “Veshje e këpucë” dhe “Shëndetin” me një rënie në çmim me -0,01%.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi: 08/09/2020 16:44

    sigurisht? jetojme ne vendin me pagat me te ulta dhe cmimet me te larta te konsumit. ketu uji duhet te ishte thuajse falas, cmimet e produkteve ushqimore fruta perime duhet te ishin minimale. kemi cmimin e bukes me te larte ne ballkan. Peshku duhet te ishte shume i lire se kemi det plot, nafte kemi vete po cti besh ska kontroll cmimesh. pa llogarit cmimet e shtepive qe jane me EURO?? pse, jemi me valute LEK por nejse rama meret me ceshtjen e bjellorusise kosoves e detit se kujt po i plas per ato

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?