Krizë për punëtorët, Topuzi në Report Tv: Turizmi ka sfida të mëdha, duhet ta kthejmë në profesion për punonjësit

28 Mars 2023, 13:47| Përditesimi: 28 Mars 2023, 13:50

  • Share

Kreu i shoqatës shqiptare të hoteleri-turizmit Zak Topuzi ka folur sot për sektorin e turizmit në Sot LIve në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu. Ai u shpreh se pavarësisht se sektori i turizmit është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë vendase, në fakt përballet me disa sfida.

Topuzi tregoi se përmirësimi i transportit rrugor, korridorit të veriut dhe identifikimit të punonjësve turistik si profesione, do të ndihmonte në përmirësimin e turizmit vendas.

“Duhet një menaxhim më i mirë i destinacioneve turistike. E për këtë duhet bashkëveprim me pushtetin vendor por edhe me bizneset. Sfida për Shqipërinë janë të shumta, përmirësimi i transportit rrugor dhe përmirësimi i korridorit të veriut i cili në periudhën e pikut prodhon një tape që penalizon turistët. Punonjësit e turizmit duhet ti kthejmë në punonjës definitiv. Pra ti kthejmë në profesion,. Dhe që ta kthesh duhen standarde, jo vetëm pagë.”- tha Topuzi.

Por sa ndikon faktori ‘pagë’ tek këta punëmarrës?

“Problemi i pagave, 40 mijë lekë bruto që diskuton kryeministri në këtë sektor është tejkaluar me kohë. Ne flasim për paga neto mbi 40 mijë lekë dhe të gjitha sigurimet e paguara tek punëdhënësi”.- u shpreh Zeka në Report Tv.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?