Foto nga shkolla `Preçko` ku ndodhi ngjarja, Kroaci

Bota

Kroaci/ Adoleshenti sulmon me thikë mësuesen dhe 5 nxënës! Ndërron jetë 7 vjeçari

20 Dhjetor 2024, 13:26| Përditesimi: 20 Dhjetor 2024, 17:42

  • Share

Kroaci-Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot (20 dhjetor) në shkollën fillore `Preçko` në Zagreb, Kroaci.

Një 19 vjeçar ka qëlluar me thikë mësuesen dhe 5 nxënës të tjerë. Ndërkohë një fëmijë 7 vjeçar ka ndërruar jetë ndërsa mësuesja raportohet se është në spital në rrezik për jetën.

Sipas agjencisë së lajmeve HRT, nxënësi dyshohet se ka plagosur edhe veten.

Ministria e Brendshme në një deklaratë konfirmoi se 19-vjeçari kishte hyrë në shkollë në orën 9:50 të mëngjesit dhe me një mjet të mprehtë, plagosi një mësues dhe disa fëmijë.

Mediat lokale citojnë zyrtarë të cilët pas ngjarjes do të hapin një hetim për një qendër të trajtimit të shëndetit mendor, pasi mendohet se autori trajtohej aty për probleme të shëndetit mendor.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se do të shkojë procesi zgjedhor për 11 majin?