Bota

Kroaci, policia kufitare plumba ndaj emigrantëve, të plagosur rëndë

18 Nëntor 2019, 10:24| Përditesimi: 18 Nëntor 2019, 11:27

  • Share

Dje në mbrëmje një grup migrantësh që po përpiqeshin të kalonin kufirin midis Kroacisë dhe Sllovenisë me destinacion Europën Qëndrore, u goditën me plumba nga policia kufitare kroate në një zonë malore pranë qytetit të Rijekës, duke plagosur rëndë njërin prej tyre.

Ministri i Brendshëm kroat duke komentuar për incidentin nuk deklaroi nëse mes emigrantëve ka patur të plagosur të tjerë dhe as origjinën e tyre.

Sipas burimeve, emigranti i plagosur është në gjendje të rëndë nga plumbat e marrë në gjoks dhe stomak.

Rruga malore e qytetit të Rijekës përdoret nga shumë emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Azia Qëndrore, të cilët përpiqen të arrijnë në vendet e BE.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?