Bota

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori

22 Korrik 2024, 13:11| Përditesimi: 22 Korrik 2024, 13:42

  • Share

5 persona u vranë nga një person i armatosur në një shtëpi të moshuarish në qytetin Daruvar, në Kroaci.

Sipas mediave të huaja, mësohet se një burrë hyri në këtë shtëpi dhe qëlloi me armë zjarri, ku të 5 personat humbën jetën në vend, ndërsa personat e tjerët që u plagosën po marrin ndihmë mjekësore. 

Sipas policisë, sulmuesi iku nga vendi i ngjarjes, por u kap shumë shpejt nga policia.

"Personi që është i lidhur me krimin, është nën mbikëqyrjen e policisë. Në vendngjarje do të kryhet një hetim i drejtuar nga zëvendësi i prokurorisë së qarkut Bjellovar", tha policia.

 

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?