Kosova & Rajoni

Kroacia, anëtare e Bashkimit Europian për gjashtë vjet, tani është gati të bashkohet me zonën Shengen

26 Tetor 2019, 13:32| Përditesimi: 26 Tetor 2019, 13:34

  • Share

Pas katër vitesh vlerësimi, Komisioni Europian tha se Zagrebi ka plotësuar kushtet e nevojshme për të qenë pjesë e zonës së qarkullimit të lirë, Shengen.

Vendet që i përmbahen marrëveshjes Shengen , së pari duhet të jenë në gjendje të garantojnë sigurinë e kufijve të jashtëm, një aspekt kyç posaçërisht pas krizës së migracionit në vitin2015.

Pranimi i besuseshëm i Kroacisë në zonën Shengen është një pikë e dhimbshme për Rumaninë dhe Bullgarinë, anëtare të BE-së që nga viti 2007, por që nuk kanë arritur akoma qasje në Shengen.

Për Tonino Picula, eurodeputet socialist kroat: Për Kroacinë, nuk është thjesht një kënaqësi, është një lloj angazhimi për të bërë më shumë dhe për të kapërcyer problemet ekzistuese.

Tanja Fajon, socialiste sllovene, tha se është e zhgënjyer. "Unë mendoj se ishte një vendim politik. Nëse e shikojmë realitetin, nuk ka funksionim të plotë të Shengenit dhe ky ishte një vendim i gabuar."

Tani i takon qeverive kombëtare të vendosin nëse do të lejojnë apo jo Kroacinë të bashkohet me me zonën Shengen.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 241 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?