Tre persona janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Beratit pasi Kroacia bllokoi rreth 8 ton domate me pesticide të eksportuara ng Shqipëria. Analizat treguan se domatet që u bllokuan më 27 gusht kishin nivel të preparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë.
Në pranga është vënë pronari i subjektit eksportues "Era Fruit", Mariglen Qorri 40-vjeç, si dhe dy inspektorë të AKU-së të Beratit, Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani, 27 dhe 25-vjeç.
Sipas Prokurorisë së Beratit, Qorri ka përdorur një faturë fiktive të lëshuar në emër të një fermeri, e cila më pas është përdorur për procedurat doganore dhe raportin e gjurmueshmërisë të përpiluar nga AKU Berat, me qëllim shmangien e përgjegjësisë për produktin që ka prodhuar dhe më pas treguar.
Dy inspektorët e AKU-së, pas marrjes së njoftimit nga sistemi RASFF, kryen më 29 gusht një inspektim në subjektin në fjalë, ku kanë marrë si të mirëqenë faturën fiktive të lëshuar nga pronari, duke ndryshuar faktet mbi origjinën e produktit dhe duke penguar hetimet. Për më tepër, inspektorët e sigurisë ushqimore kanë deklaruar se në magazinën e subjektit "Era Fruit" nuk kishte asnjë sasi domateje.
Pronari i subjektit është vënë nën akuzë për veprat penale ‘Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve’, ‘Mashtrimi me produktet ushqimore’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’. Ndërsa ndaj dy inspektorëve rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.
Sakaq, policia dhe prokuroria thonë se pasi u ushtrua kontroll në subjekt, janë sekuestruar perime të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca, si dhe janë marë mostrat pasi dyshohet se mund të jenë të kontaminuara.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkoi ndalimin e tre shtetasve M.Q., R.L. dhe G.D., mes të cilëve dy inspektorë për sigurinë ushqimore për veprën penale ‘Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve’, ‘Mashtrimi me produktet ushqimore’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ si dhe për ‘shpërdorim detyre’, parashikuar nga nenet 288, 288/c, 186 dhe 248 të Kodit Penal.
Pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat në bashkëpunim me seksionin kundër Krimit Ekonomik e Financiar dhe forcat operacionale të policisë, rezultoi se autoritetet Kroate konstatuan dhe më pas asgjesuan një sasi prej rreth 8 tonë domate e eksportuar nga subjekti “Era-Fruit”, me administrator shtetasin M. Q., sasi kjo që pas analizave rezultoi me nivel të perparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë.
Në lidhje me këtë sasi, rezultoi se shtetasi M. Q. ka prerë një faturë blerje fiktive nga një fermer dhe e ka përdorur për praktikat doganore dhe raportin e gjurmueshmërisë të mbajtur nga AKU Berat, duke u munduar të shmangë përgjegjësinë e tij ligjore për produktin që ka prodhuar dhe tregtuar.
Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo sasi domate e rrezikshme për shëndetin e njerëzve është prodhuar dhe më pas eksportuar nga vetë shtetasi M.Q. Ky shtetas është nën akuzë për veprat penale ‘Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve’, ‘Mashtrimi me produktet ushqimore’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezultoi se inspektorët e AKU-së Berat, shtetasit R.L. dhe G.D., pas njoftimit nga sistemi Rasff, kryen inspektim më datë 29.08.2025 në subjektin “Era Fruit” dhe nuk konstatuan sasinë e domateve të ndodhur në magazinën e subjektit, duke plotësuar praktikën sikur aty nuk gjendej asnjë sasi domateje, duke mos bërë kështu edhe bllokimin dhe marrjen e mostrave për kryerjen e analizave për këtë produkt.
Këta inspektorë, kanë marrë të mireqenë si të rregullt faturën fiktive të prerë nga shtetasi M.Q., të pa firmosur nga fermeri/shitësi duke mbajtur mbi bazën e tij raportin e gjurmshmërisë së produktit dhe duke tjetërsuar faktet në lidhje me origjinën e produktit të konstatuar me probleme.
Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat u sekuestruan dhe morën mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara në subjektin “Era Fruit”, produkte këto të dyshuara të kontaminuara.
Lajm në përditësim…
Komente

Inspektorët e AKU duhet të marin dënim maksimal....
PërgjigjuNORMAL T JET DREJTOR I PERGJITCEM VELLAI I PROKURORIT NORMA, KESAJ GOCES MOS I BONI GJO SE QENKA SI RRUSH
PërgjigjuMiiitantet adoleshente te punesuar ne shtet. KCK te bejne lek te shoejte….
Përgjigjuinspektore adoleshente per nje post me shume pergjegjesi, besoj se instagramse e zhvilluar ose nje ekselente partie
PërgjigjuÇa popull leshi jemi..gjithmonë me të futur..vetëm me gënjeshtra,spunuam njëherë drejt...pa pikë turpi helmojnë dynjanë..tani i hani specat vetë injorant
PërgjigjuShqiperia zhbehet