Foto ilustruese

Ekonomi

Kroacia bllokon tjetër ngarkesë me produkte shqiptare! ‘Pasta fistikut’ me prezencë të aflatoksinës

5 Tetor, 17:12| Përditesimi: 5 Tetor, 17:19

  • Share

Një tjetër ngarkesë me produkte shqiptare është ndaluar në kufi nga shteti kroat për shkak të prezencës së një toksine helmuese.

Sistemi Evropian RASFF ka njoftuar se ngarkesa me ‘pastën e fistikëve’ apo gjalpë stikash nga Shqipëria është ndaluar në kufi për shkak të prezencës së lartë të Aflatoksinës.

Mostrat për këtë ngarkesë janë marrë nga autoritetet kroate më 8 shtator, dhe pasi ngarkesa ka rezultuar me prezencë të lartë të toksinës është asgjësuar atje.

Njoftimi në sistemin evropian është bërë më 3 tetor, në mënyrë që edhe shtete të tjera që kanë marrë këtë produkt, të bllokojnë tregtimin dhe përdorimin e tij.

Më 1 tetor Kroacia ktheu një ngarkesë me speca djegës pasi rezultoi me normë të lartë pesticidesh. Sipas njoftimit 3 lloje pesticidesh ishin mbi normë përfshirë Flonicamidi, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?