Foto ilustrim

Kronikë

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri

3 Shtator, 16:16| Përditesimi: 3 Shtator, 16:32

  • Share

Një tjetër skandal shfaqet në horizont me produktet ushqimore shqiptare. Sipas disa informacioneve nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, pjeshkët nga Shqipëria kanë rezultuar me përmbajtje të ndaluar pesticidi.

Rasti është kapur fillimisht nga autoritetet e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore, gjatë kontrollit në kufirin e Kroacisë, si vend anëtar i BE-së.

Kontrolli i ushtruar ndaj pjeshkëve nga Shqipëria, që po hynin në tregun europian përmes Kroacisë, ka zbuluar se këto fruta ishin me përmbajtje të lartë të hekurit.

Zbulimi nga autoritetet europiane të sigurisë ushqimore është bërë në datë 21 gusht 2025.

Origjina e këtyre pjeshkëve me pesticide është Shqipëria, siç njoftohet nga agjencia RASFF e BE-së.

(Foto: Sinjalizimi nga BE për pjeshkët shqiptare në Kroaci)

Ndërkohë, një tjetër ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria është bllokuar në tregun e Bosnje-Hercegovinës, me përmbajtje pesticidesh.

Sipas mediave boshnjake, ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria kishte përmbajtje të lartë të substancës “klorpirifos”, një pesticid i ndaluar. Përdorimi i tyre përbën rrezik për shëndetin, sidomos për fëmijët.

Mediat boshnjake përmendin edhe emrin e një kompanie shqiptare që eksporton pjeshkë dhe produkte të tjera ushqimore drejt Bosnje-Hercegovinës.

(Foto: Artikulli i mediave boshnjave për pjeshkët shqiptare me pesticide)

Shqiptarja.com kontaktoi me kompaninë në fjalë dhe konfirmoi se në një magazinë ushqimore në Bosnje-Hercegovinë është konstatuar një ngarkesë me pjeshkë që përmban pesticide, por mohoi që kjo ngarkesë t’u përkiste atyre.

Drejtuesit e kompanisë shqiptare i vendosën në dispozicion redaksisë tonë edhe rezultatet e analizës laboratorike të autoriteteve boshnjake që kishin kryer në ngarkesën me frutat e kompanisë në fjalë. Këto rezultate rezultuan brenda normave për nga ngarkesën me pjeshka të kompanisë shqiptare në fjalë.

(Foto: Rezultati i analizave boshnjake për pjeshkët e eksportuara nga kompania shqiptare)

Për këtë arsye, Shqiptarja.com rezervohet për t’ia përmendur emrin kompanisë shqiptare të përmendur nga mediat në Bosnje-Hercegovinë.

Nuk dihet nëse ngarkesa me pjeshkë që përmban pesticide dhe nivel të lartë hekuri të kapura në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë janë dërguar nga e njëjta kompani apo janë dy raste të ndryshme.
Megjithatë, verifikimet për këto raste vijojnë, teksa redaksia jonë po e ndjek nga afër.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare nuk kanë bërë asnjë njoftim për pjeshkët që përmbajnë pesticide helmuese.

Kujtojmë se disa javë më parë, Kroacia bllokoi dhe ktheu mbrapsht mandarinat shqiptare për shkak se kishin përmbajtje pesticidesh.

V.GJ /SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ela: 04/09/2025 17:58

    Nuk e dime nese jane palacot kroate apo palacot shqiptare qe nuk eshte hera e pare qe perdorin pesticide te ndaluara ne BE. Nuk eshte as hera e pare

    Përgjigju
  • Ardi: 04/09/2025 07:16

    Ka kohe e dogana kroate sillet mjaft keq me shqiptaret si dhe me tregtaret qe kalojne tranzit ne kufirin e tyre.Pas shume denoncimeve shteti shqiptar nuk ben asgje per mbrojtje e peronalitetit te njereve te saj te cilet diskriminohen dhe mundohen ne kufirin kroat me malin e zi

    Përgjigju
  • Haxhiu: 03/09/2025 21:07

    Besoj qe eshte nje luft tregtare por ne si shtet jemi pa brek dhe na godasin keta palacot kroat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?