Foto ilustruese

Kronikë

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokuan pjeshkët me pesticide, reagon AKU: S’ka më produkt gjendje në magazinat e subjektit, 5565 kg e eksportuara u asgjësuan

4 Shtator, 09:06| Përditesimi: 4 Shtator, 09:43

  • Share

Pasi Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokuan pjeshkët nga Shqipëria që rezultuan me pesticide, ka reaguar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sipas AKU-së, pas njoftimit nga shteti kroat për prani të Nikelit mbi normën e lejuar në pjeshkët, u krye inspektim në subjekt, ku rezultoi se nuk kishte më produkt në gjendje.

Sipas AKU, rezultoi se produkti ishte dërguar i gjithi për eksport dhe se nuk ishte shpërndarë në tregun vendas. Sasia prej 5562 kg që u dërguan drejt Kroacisë është asgjesuar, ndërsa rasti është referuar në Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB ) për masa të mëtejshme.

Rasti në Kroaci u zbulua më 21 gusht nga autoritetet e Bashkimit Evropian për Sigurinë Ushqimore gjatë kontrollit në kufirin e këtij vendi, si anëtar i unionit. Për rastin në Bosnje -Hercegovinë shkruajtën edhe mediat vendase. Kompania eksportuese, e kontaktuar nga Shqiptarja.com një ditë më parë, mohoi se ngarkesa ishte e saj. 

Njoftimi i plotë: 

Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi me numër reference 2025.6367 me temë: “Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria”, të njoftuar nga Kroacia.

Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier.

U krye inspektim në OBU eksportues, ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij.

Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas.

Sasia prej 5562 kg pjeshkë janë dërguar drejt Kroacisë, ku dhe janë asgjëuar pas rezultatit të analizës laboratorike. Rasti iu referua dhe AKVMB për masa të mëtejshme.

AKU ka bërë edhe njoftimin përkatës mbi rezultatet e verifikimeve në kategorinë e njoftimeve RASFF.

Xh.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roland: 06/09/2025 08:19

    Në asnjë rast nuk duhet të fajësohen fermerët sepse akuzat kryesore bien mbi shtetin që nuk ushtron kontroll mbi farmacitë bujqësore dhe mbi pikat grumbulluese në doganë gjithashtu, por aty shteti bëhet pal me to, sepse korrupsion është gjaku i një regjimi diku më shumë e diku më pak.

    Përgjigju
  • Kastrioti: 05/09/2025 18:36

    Me mire keshtu qe u eksportuan jashte dhe I bene analizat prodhimit shqiptare,dhe I dolen lakrat sheshit.Po sa produkte te tjera ka qe ha populli çdo dite me pesticide?Ndergjegjeja e prodhuesve dhe e specialisteve eshte 0,mjafton te fitohe leke,paçka se çpasoja do kete

    Përgjigju
  • Ani: 04/09/2025 18:02

    Perse nuk e publikoni emrin a subjektit dhe ti hiqet licensa qe te mos lejohet te beje me tregti as brenda e as brenda vendit?

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 04/09/2025 13:42

    Pse reagoni kur nuk je i në gjëndje ti ndalonit e ti kontrollonit përpare se të dilnin jasht, ju të aku jeni ba qesharak e të pa besueshëm.

    Përgjigju
  • Analisti: 04/09/2025 11:03

    Te tjerat i hengrem ne….

    Përgjigju
  • gaspër: 04/09/2025 09:39

    Nuk heqin dorë katundarë nga pisllëqet ....mjer populli çfar ha....pse malli duhet të shkonte deri në Kroaci për tu ekzaminuar organet kompetente këtu ku janë apo kan marë ndonjë dorë me lek.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?