Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Aleksa Beçiç

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

25 Korrik, 14:45| Përditesimi: 25 Korrik, 15:38

  • Share

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Aleksa Beçiç, pasi është shpallur person i padëshirueshëm nga Kroacia, ka thënë se vendimi i shtetit kroat ndaj tij ishte politik.

Kryetari i Partisë Demokratike të Malit të Zi dhe zëvendëskryeministri, Aleksa Beçiq, ka bërë të ditur se Kroacia e ka shpallur të padëshirueshëm, sepse përfaqësuesit e partisë së tij kanë votuar për Rezolutën për gjenocidin në Jasenovac.

Beçiq në deklaratën e tij ka thënë se nuk është marrë me Kroacinë në daljet e tij publike dhe as nuk është përfaqësues në Kuvendin e Malit të Zi ku është votuar Rezoluta, shkruan Vijesti.me.

"Megjithatë, ka edhe kryetarë të tjerë partish që kanë votuar dhe janë anëtarë të qeverisë, kështu që padyshim që nuk ka kritere. Ka politikë, si më parë në vendimet e disa fqinjëve të tjerë. Kur demokratët votuan për Rezolutën për Srebrenicën disa vite më parë, Serbia na futi në 'listën e kuqe', dmth na ngacmuan me orë të tëra sa herë e kalonim kufirin për më shumë se një vit, derisa u hoq ajo masë, tani kjo është në një formë pak më ndryshe se në rastin e parë”, ka thënë Beçiq.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?