TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë publike letrën dërguar më 14 janar kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviç për marrjen e drejtimit të Presidencës së Bashkimit Europian. Teksa e ka cilësuar si një ngjarje historike, Basha ka garantuar Plenkoviç se ai dhe opozita në Shqipëri do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar procesin e integrimit europian. Ai i ka uruar Kroacisë një presidencë të suksesshme dhe duke mirëpritur drejtimin dhe mbështetjen e mëtejshme të kryeministrit kroat.
“Presidenca kroate e BE, është një arritje të cilën ne, në Shqipëri, e vlerësojmë shumë, ashtu si edhe rajoni. Kam bindjen e plotë se nën drejtimin tuaj të Presidencës, proceset integruese për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do të avancojnë edhe më tej.
Ju jam shumë mirënjohës për mbështetjen që më keni shprehur për Shqipërinë gjatë takimit që patëm Nëntorin e shkuar.
Prioritetet tuaja në krye të BE-së janë shpresëdhënëse dhe shtysë për mua që të bëj çdo gjë që mundem në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, që të avancojmë procesin e integrimit në BE, pa vonesa të mëtejshme, siç përcaktohet edhe në kushtet e Bundestagut. Edhe pse marrja e Presidencës Kroate po ndodh në momente sfiduese, jam i bindur se ju do t’i përmbushni prioritetet duke qenë edhe njëherë një shembull i shkelqyer për ne", mbyll letrën e tij kreu i opozitës Basha.
Kroacia më 1 janar 2020 mori presidencën e radhës së BE-së duke pasuar Finlandën.
Letra e Bashës dërguar kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviç
Komente

Na rruaç Luli, kjo leter do i japi driten jeshile Shqiperise per ne BE. Fiks nje dite pas shrkimit te Bild.
Përgjigju