Foto ilustruese

Bota

Kroacia merr vendimin/ Nga e hëna punonjësit shëndetësor me vaksinë ose tampon, pezullim nga puna nëse nuk e zbatojnë

28 Shtator 2021, 21:21| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 21:22

  • Share

KROACI- Nga java e ardhshme edhe Kroacia do t’iu kërkojë punonjësve të shëndetësisë që të vaksinohen ose të paraqesin një test negativ PCR. Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh, i cili theksoi se nëse punonjësit nuk do e zbatojnë vendimin nuk do të lejohen në punë dhe as buk do të paguhen.

“Ata që nuk duan të vaksinohen, të testohen apo nuk e kanë tejkaluar koronavirusin, nuk do të lejohen të shkojnë në vendin e punës dhe nuk do të marrin pagën”, ka thënë ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh në një transmetim televiziv.

Kroacia ka raportuar të martën 1.061 raste të reja me koronavirus dhe 8 viktima, ndërsa i të infektuarve është rritur në javët e fundit. Aktualisht janë mbi 7.000 raste aktive dhe 738 persona janë duke marrë trajtim në spital.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?