Zyrtarët kroatë me fanellën e kombëtares

Sport

Kroacia në finalen e madhe të Botërorit, ja ku prodhohen fanellat e kombëtares

14 Korrik 2018, 18:52| Përditesimi: 14 Korrik 2018, 18:58

  • Share

Kroacia është në finalen e madhe të Botërorit për herë të parë pasi ka mposhtur Anglinë në gjysmëfinale. Në historinë e Ballkanit është hera e parë që një shtet i territorit ballkanik po kalon në finale. Suksesi i Kroacisë u festua jo vetëm nga tifozët por edhe nga qeveria e cila u shfaq në mbledhje me fanellat e kombëtares kroate.

Mirëpo ajo që po diskutohet më së shumti në Kroaci është se fanellat e kombëtares janë prodhuar në Serbi dhe kjo nuk iu ka pëlqyer aspak. Portali Blic.rs ka publikuar një një foto të një fanelleje të kombëtares që është blerë në Kroaci por prodhimi është i Serbisë. Kjo ka ngjallur një debat shumë të ashpër në Kroaci pasi ende nuk dihet se si janë importuar nga Serbia.

Fanella kroate e prodhuar në Kroaci

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?