Kosova & Rajoni

Kroacia: Nuk mund të japim garanci për lirimin e Hashim Thaçit

5 Maj 2021, 20:58| Përditesimi: 5 Maj 2021, 21:01

  • Share

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha të mërkurën se nuk ka ofruar garanci për lirimin e përkohshëm të ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Hagë nën akuzat për krime lufte.

“Nuk mund të ofroj garanci, kjo është thjesht e pamundur”, tha presidenti kroat, duke shtuar se Kroacia nuk do të bëjë atë që bëri Hungaria si anëtare e Bashkimit Evropian, duke i dhënë strehim ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, i cili u strehua në Hungari për të shmangur vuajtjen e një dënimi për korrupsion", tha ai.

Presidenti Milanoviç, tha se akuzat e ngritura pas kaq vitesh kundër zotit Thaçi e dëmtojnë rajonin

“Thjesht mendoj se Thaçi ose duhej të ishte akuzuar prej kohe, ose duhet të lihet i qetë, sepse disa njerëz në Beograd po kalojnë të paprekur”, tha Milanoviç.

Komentet e presidentit kroat pasuan debatet e nxitura pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Kosovës me seli në Hagë, për të refuzuar kërkesat e katër të akuzuarve: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, për t’u mbrojtur në gjendje të lirë.

Ligji për themelimin e Gjykatës mundëson që një shteti të tretë, mund të ofrojë garanci për “të marrë dhe nëse është e nevojshme, të monitorojë një të dyshuar”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?